Showbiz

Ylli i “Home Alone”, ndalohet nga policia pas dyshimeve për prostitucion

Skenë  nga filmi "Home Alone"

Skenë nga filmi "Home Alone"

Aktori Daniel Stern, i njohur për rolin e tij në filmat ikonë “Home Alone”, është përfshirë në një incident me policinë në Kaliforni, pasi dyshohet se ka tentuar të punësojë një eskortë.

Daniel Stern

Sipas autoriteteve, Stern është ndaluar në Camarillo, Kaliforni, ku policia i ka shqiptiar një gjobë për dyshimin e kërkimit të shërbimeve të prostitucionit.

Ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor, pikërisht në periudhën e festave të fundvitit, kur filmat “Home Alone” zakonisht shënojnë shikueshmëri të lartë në platformat transmetuese.

Dokumentet policore, të siguruara nga TMZ, tregojnë se aktori është ndaluar në një hotel në Camarillo.

Megjithatë, autoritetet konfirmojnë se Stern nuk është arrestuar dhe nuk është futur në paraburgim, por vetëm i është gjobitur.

“Daniel Stern nuk është burgosur. Ai është liruar pasi i është shqiptuar një gjobë”, kanë bërë të ditur burime nga policia për TMZ.

Ky nuk është kontakti i parë i aktorit me shërbimet emergjente në këtë zonë kohët e fundit.

Në muajin tetor, Stern ishte dërguar me urgjencë në spital pasi zjarrfikësit e qarkut Ventura iu përgjigjën një emergjence mjekësore në rezidencën e tij në Somis.

Nëse akuzat rezultojnë të sakta, incidenti përbën një episod të pazakontë për aktorin 67-vjeçar, i cili mbetet i njohur për rolin e njërit prej “banditëve” komikë në “Home Alone”.

Përfaqësuesit e Daniel Stern janë kontaktuar për një reagim, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare.