Showbiz

Woody Allen reagon pasi Ukraina e kritikoi për pjesëmarrjen në Festivalin e Filmit në Moskë

Woody Allen

Woody Allen

Foto: Associated Press

Regjisori i njohur, Woody Allen ka reaguar ndaj kritikave të Ukrainës pasi mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, duke thënë se pjesëmarrja e tij nuk ishte “larje e krimeve ruse”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e kishte cilësuar praninë e tij si “turp dhe fyerje” për artistët ukrainas të vrarë ose të plagosur nga lufta.

“Sa i përket konfliktit në Ukrainë, unë besoj fuqishëm se Vladimir Putin është krejtësisht në të gabuar. Lufta që ai ka shkaktuar është e tmerrshme. Por, pavarësisht se çfarë kanë bërë politikanët, nuk mendoj se shkëputja e bisedave artistike është ndonjëherë mënyrë e mirë për të ndihmuar”, ka thënë Allen në një deklaratë për The Guardian.

Allen u shfaq të dielën në festival përmes një lidhjeje virtuale, në një sesion të drejtuar nga regjisori Fyodor Bondarchuk, aleat politik afatgjatë i Putinit dhe autor i filmave patriotikë si “Stalingrad” (i vitit 2013).

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reagoi ashpër në rrjete sociale.

“Pjesëmarrja e Woody Allen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë është turp dhe fyerje ndaj sakrificës së aktorëve dhe kineastëve ukrainas të vrarë ose plagosur nga kriminelët rusë të luftës. Duke marrë pjesë në një festival që mbledh mbështetësit dhe zërat e Putinit, Allen zgjedh të mbyllë sytë ndaj mizorive që Rusia po kryen çdo ditë në Ukrainë që 11 vjet. Kultura nuk duhet të përdoret kurrë për të larë krime ose si mjet propagande. Ne e dënojmë fuqimisht vendimin e Woody Allen për ta ‘bekuar’ festivalin e Moskës me praninë e tij”.

Sipas mediave ruse, Allen ka theksuar se nuk ka plane të xhirojë ndonjë film në Rusi, por shtoi se ka “vetëm ndjenja të mira për Moskën dhe Shën Petersburgun”. 
Ai gjithashtu shprehu admirimin për kinemanë ruse, duke përmendur veçanërisht adaptimin në katër filma të romanit “Lufta dhe Paqja” nga Sergei Bondarchuk, fitues i çmimit “Oscar” në vitin 1969.

Dy filmat e fundit të Allen janë financuar në Evropë, “Rifkin’s Festival” që u mbajt në vitin 2020 në Spanjë dhe “Coup de Chance” që u mbajt në vitin 2023 në Francë.

Kjo pasoi prishjen e marrëveshjes së tij me Amazon në vitin 2019, për të cilën ai paditi kompaninë dhe më pas arriti marrëveshje jashtë gjykate.

Konflikti ligjor erdhi pasi, vajza që ai kishe adaptuar, Dylan Farrow publikoi një letër të hapur në vitin 2014, duke përsëritur akuzat për abuzim seksual nga Allen kur ajo ishte shtatë vjeç, akuza që ai i ka mohuar gjithmonë dhe për të cilat është shpallur i pafajshëm pas dy hetimeve.

Sipas The Guardian, në vitin 2024, Allen la të kuptohet se mund të tërhiqej nga kinemaja, duke thënë: “Gjithë romanca e bërjes së filmave ka marrë fund”.