Ish-futbollisti i Premier League, Wayne Rooney, 40 vjeç, ka zbuluar problemin shëndetësor që e detyron të vendosë pajisjen e tij të dëgjimit në veshin e djathtë gjatë punës si komentator.
Në një episod “Behind the Scenes” të Match of the Day, Rooney tregoi: “A mund ta vendos në këtë vesh? Dikur mbyllja talkback-in. Problemi është se jam i shurdhër në veshin e majtë. Kur zëri është shumë i lartë, më vështirësohet të dëgjoj çfarë thotë Kelly Cates [prezentuesja e MOTD] ose kushdo tjetër.”
Ndërkohë, ish-lojtari i Manchester United ka zbuluar edhe festën e tij të 40-vjetorit, ku u vesh si Freddie Mercury. Rooney kishte veshur taka të larta, fund prej lëkure të zezë, bluzë të ngushtë rozë pa mëngë, vathë magenta dhe paruke të zezë, duke imituar pamjen ikonike të liderit të grupit Queen nga videoja e vitit 1984 “I Want to Break Free”.
Ai tregoi se gjatë festës, e cila u organizua nga bashkëshortja Coleen në një vilë luksoze pranë liqenit në Cotswolds, kërcente rreth një pastrues vakumi dhe më pas mori pjesë në karaoke. Por argëtimi i Coleenit u ndërpre pasi ajo rrëshqiti nga takat dhe i theu këmbën.
“Ishte fantastike, një natë me fancy dress. Unë isha Freddie Mercury. Vesha taka të larta, fund lëkure të zezë, bluzë të ngushtë dhe rrotulloja një pastrues vakumi. Ishte shumë argëtuese. Coleen rrëshqiti dhe theu këmbën, por gjithçka ishte shumë e mirë. Kishim grupe që performonin, dhe unë këndova ‘Bohemian Rhapsody’ dhe ‘Me and My Monkey’ nga Robbie Williams – kënga ime e preferuar për karaoke.”