Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar vendimin për t’ia hequr kartonin sulmuesit Folarin Balogunit.
“Faleminderit FIFA-s që bëri atë që ishte e drejtë dhe korrigjoi një padrejtësi të madhe!”, ka shkruar Trump të dielën mbrëma në “X”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka anuluar kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, të cilin e mori në ndeshjen e kaluar ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Kështu Balogun, që është prej lojtarëve më të mirë të SHBA-së, do të jetë në dispozicion për ndeshjen e një të tetës së finales ndaj Belgjikës.
Dënimi me një ndeshje moslojë, Balogunit i është shndërruar në dënim me kusht, për periudhë njëvjeçare.
Trumpi i lumtur me vendimin, reagon Belgjika
FIFA vendosi që t’ia heq suspendimin sulmuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogunit, që ai të mund të luajë ndaj Belgjikës.
SHBA-ja luan me Belgjikën të hënën në mëngjes, nga ora 2 me kohën në Kosovë.
Vendimi u mirëprit te përfaqësuesja amerikane, dhe i lumtur me vendimin ishte edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Megjithatë, Belgjika ka reaguar dhe ka thënë se është “e habitur” me këtë vendim.
Baloguni u përjashtua nga loja në fitoren ndaj Bosnjë-Hercegovinës, pasi kishte ndërhyrë ashpër në Tarik Muharemoviqin. Ai ishte përjashtuar pas rishikimit të situatës në VAR.
Është hera e parë që një lojtar i Kupës së Botës nuk suspendohet, ndonëse ka marrë karton të kuq në ndeshjen paraprake.
“Faleminderit FIFA për vendimin e drejtë, dhe që përmbysët padrejtësinë e madhe!”, ka shkruar Presidenti Trump ndër të tjera.
“Për të mbrojtur të drejtat legjitime të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe për të mbrojtur parimet themelore të lojës së ndershme në sportin tonë, si në këtë Kupë Bote FIFA ashtu edhe në edicionet e ardhshme të turneut, Federata e Belgjikës po heton të gjitha opsionet e mundshme”, shkruan në reagimin e Federatës belge.