Showbiz

Vogue World 2025 grumbullon fonde për kostumografët e goditur nga zjarret në Los Angeles

Kolazh i krujuar nga revista Vogue

Kolazh i krujuar nga revista Vogue

Për vitin e katërt me radhë, revista më e madhe e modës në botë, Vogue, ka organizuar ngjarjen “Vogue World”, këtë herë në Hollywood.

Qëllimi i kësaj ngjarje ka qenë mbledhja e fondeve për t’i ndihmuar disenjatorët e kostumeve apo kostumografët, që ishin viktima të zjarreve që kanë ndodhur në Los Angeles në fillim të këtij viti, dhe kanë arritur të mblidhen 4.5 milionë dollarë amerikan.

Ngjarja është mbajtur në studiot filmike të gjigantit të produksionit të filmave “Paramount” nën patronatin e drejtoreshës së gjigandit medial “Conde Nast”, Anna Wintour.

Nga pasarelat kinematografike deri te tepihu i kuq, nata mblodhi disa prej emrave më të njohur të botës së artit dhe modës.

Moda që bashkon filmin dhe artin

Çifti i famshëm, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, ishin në rreshtin e parë, duke ndjekur nga afër një shfaqje që bashkoi modën me historinë e filmit.

Ora, në krahun e saj të djathë e kishte vendosur një shirit të bardhë, mbi të cilin, me ngjye të kuqe e ka shkruar fjalën “Immigrant”. Ajo veshi një kostum nga brendi Armani.

Spektakli ishte i ndarë në shtatë akte, një ndër të cilat ka nderuar “kohën e artë të Hollywoodit”.

Në këtë akt, modelja e njohur Kendall Jenner, kishte veshur kostumin e aktores së famshme Nicole Kidman. Aktorja me atë kostum është shfaqur në filmin e vitit 2001 “Moulin Rouge”.

Kendall Jennder nëVogue World 2025

Vetë Kidman në anën tjetër ka nderuar figurën e artistes Rita Hayworth, me një fustan të inspiruar nga brendi i mirënjohur “Chanel”. Këtë fustan, Heyworth e kishte veshur në filmin e vitit 1946 “Gilda”.

Nicole Kidman në Vogue Workd 2025

Fitueset e çmimeve “Oscar” për kostumografi, si Milena Canonero nga filmi “Marie Antoinette” dhe Colleen Atwood, nga filmi “Edward Scissorhands”, bashkëpunuan me disenjatorë bashkëkohorë si Nicolas Ghesquière nga brendi “Louis Vuitton” dhe Seán McGirr nga brendi “Alexander McQueen”.

 Së bashku, ata sollën krijime të frymëzuara nga filmat e tyre origjinalë.

Aktorja Julia Garner veshi një fustan me pala e rudha të frymëzuar nga ai i aktores Kirsten Dunst në filmin e vitit 2006 “Marie Antoinette” të regjisores Sofia Coppola.

Duke folur për The Guardian, artistja Colleen Atwood ka treguar se kostumi i origjinalit “Edward Scissorhands” ishte shumë i brishtë për t’u përdorur, prandaj ajo e krijoi nga e para.

“Përdora të njëjtat modele si në origjinal dhe punova me të njëjtit njerëz që kishin bërë versionet e para të gërshërëve dhe pajisjeve metalike”, ka thënë ajo.

Sa i përket ndjesisë për ta parë modelen Anok Yai me kostumin që dikur e kishte veshur Johnny Depp, Atwood ka shtuar se personazhi është krijuar nga vetë Depp.

“Personazhi u krijua nga Johnny, por unë jam fleksibile në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Nderim për filmat dhe kulturën afrikano-amerikane

Një nga momentet më të fuqishme të natës ishte akti i gjashtë, i cili festoi “Afrofuturizmin” dhe punën e kostumografes  Ruth E. Carter, bashkëpunëtore e rregullt e regjisorëve Spike Lee dhe Steven Spielberg.

Në vitin 2018, Carter u bë gruaja e parë afroamerikane që fitoi çmimin “Oscar” për kostumografinë që bëri për filmin “Black Panther”.

Aktorja Danai Gurira dhe këngëtarja Teyana Taylor u shfaqën në pasarelë me kostume të krijuara për personazhet Dora Milaje, ndërsa aktorja Angela Bassett veshi sërish fustanin e purpurt të rolit të saj si Mbretëresha Ramonda në filmin “Black Panther: Wakanda Forever”.

Angela Basset në Vogue World 2025

Përzierja e stileve ikonike

Modelja Alex Consani pati një veshje të krijuar nga Alessandro Michele, tashmë drejtor kreativ i brendit  “Valentino”, frymëzuar nga puna e kostumografes Sandy Powell për filmin  e vitit 1992 “Orlando”.

Alex Consani në Vogue World 2025

Në mesin e të ftuarve të famshëm ishin edhe Jennifer Connelly, regjisori Baz Luhrmann dhe bashkëshortja e tij, kostumografrja e njohur Catherine Martin.

Modelet Lauren Huyskens dhe Amelia Gray defiluan për “Vogue Hollywood”, ndërsa aktorja Ayo Edebiri, ambasadore e brendit “Chanel”, veshi një pamje të re nga koleksioni debutues i drejtorit të ri kreativ të këtij brendi, Matthieu Blazy.

Ayo Edebiri në Vogue World 2025

Në prapaskenë, u mblodhën disa prej ikonave të dizajnit të kostumeve: Mona May, Sandy Powell, Catherine Martin, Ruth E. Carter, Arianne Phillips, Milena Canonero, Jacqueline West dhe Shirley Kurata, që pozuan së bashku me Wintourin.

Prapaskena në një nga  imazhet e shkrepura nga Getty Images, në kuadër te Vogue World 2025

Nga “Summer of Love” te “New World”

Në pjesën “Summer of Love”, modelet veshën kostume origjinale nga filmat “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Walk the Line”. Modelja Lila Moss shkëlqeu me një veshje me xixa nga “Valentino”, ndërsa këngëtarja Gracie Abrams interpretoi këngën klasike të Carole King, “I Feel the Earth Move”, me një fustan “Chanel”.

Gracie Abrams në Vogue World 2025

Në aktin e shtatë, dizajnerja amerikane Jacqueline West dhe drejtori kreativ i brendit “Maison Alaïa”, Pieter Mulier, trajtuan temën “New World”. Modelja Loli Bahia veshi kostumin e filmit “Dune”, të krijuar fillimisht për aktoren Zendaya.

Loli Bahia në Vogue World 2025

Në publik, kamera kapi Miley Cyrus, Hailey Bieber dhe Anthony Vaccarello të brendit “Saint Laurent”, të ulur në rreshtin e parë që rrethonte studiot e “Paramountit”.

Miley Cyrus dhe Hailey Bieber në Vogue World 2025

Kujtime nga filmat klasikë dhe nota rock

Disenjatorja Tory Burch solli versionin e saj të famshëm të fustanit të gjelbër që veshi aktorja Keira Knightley në filmin “Atonement”. Ky fustan i frymëzuar nga vitet ’30, i krijuar fillimisht nga disenjatorja Jacqueline Durran, është aq ikonik sa një nga versionet e tij u shit në ankand në vitin 2009 për 26,000 funte britanike (rreth 29 mijë euro) për bamirësi.

Fustani i famshëm nga filmi Atonement”

Aktori Jeff Goldblum, i njohur për stilin e tij të veçantë, u shfaq me një kostum elegant të kombinuar me xhaketë me shkëlqim nga “Gucci”. Ai e nisi karrierën si model në pasarelën e “Pradas” në vitin 2022.

Jeff Goldblum në Vogue World 2025

Spektaklin e mbylli këngëtarja Doja Cat, me një performancë elektrizuese të këngës së saj “Gorgeous”, veshur me një fustan mini të punuar posaçërisht për të nga disenjatori Michael Schmidt.

Doja Cat në Vogue world 2025

Schmidt, i njohur për punime si fustani në formë llampadari i këngëtares Katy Perry, ka thënë se pamja e Doja Catit ishte “e frymëzuar nga personazhi Aunty Entity i artistes Tina Turner në filmin e vitit 1985 “Mad Max Beyond Thunderdome”.