Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve

Vin Diesel dhe The Rock

Vin Diesel e ka lavdëruar partneritetin e tij me Dwayne “The Rock” Johnson pas përfundimit të mosmarrëveshjeve mes tyre, raporton “Female First”. 

Dy yjet shkëmbyen më parë kritika pasi ishte raportuar për vështirësi në sheshxhirimin e filmave “Fast and Furious”. Por, Johnson pas paraqitjes së tij befasuese në “Fast X” në vitin 2023 tha se ai dhe Vin e kanë lënë “të kaluarën pas”.

Vin Diesel ka lavdëruar shumë performancën e fundit të ish-rivalit të tij Johnson në filmin e Mark Kerr, “The Smashing Machine”. 

Ai shkroi në Instagram krah një fotoje të tyre të përbashkët: “Një nga dhuratat më të mëdha në jetë nuk është diçka që mund ta blesh, janë marrëdhëniet e krijuara gjatë rrugës”. 

“Dua ta shfrytëzoj rastin të flas për ‘The Smashing Machine’. Ajo që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë është se Mark Kerr ishte një nga miqtë e parë që krijova kur u transferova nga New Yorku në Kaliforni. U lidhëm menjëherë dhe arsyeja është e thjeshtë: ai është vërtet një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të ngrohtë që do të takoni ndonjëherë. Dhe më lejoni të përgëzoj Dwaynen. Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë duhet për ta ruajtur perceptimin global çdo ditë...U bëmë një nga çiftet më dinamike në kinema, dy personalitete të forta që shtyjnë njëri-tjetrin dhe krijuam diçka të paharrueshme”. 

Problemet mes Vin Dieselit dhe Dwaynet u bënë të njohura në vitin 2016, pasi ky i fundit përdori fjalë jo të hijshme ndaj Dieselit në Instagram. 

Edhe Dwayne Johnson tregon pse ka humbur peshë Showbiz 10 muaj më parë Dwayne Johnson tregon pse ka humbur peshë

Por në vitin 2023, pas publikimit të filmit “Fast X”, ai shkroi në Twitter: “Verën e kaluar, unë e Vin e lamë pas të gjithë të kaluarën”.