Disenjatoria e mirënjohur e modës, Victoria Beckham, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti, David Beckham, përballojnë “kohët e vështira” si familje, pas tensioneve publike me djalin e tyre Brooklyn.
Në emisionin Today me Jenna and Sheinelle, Victoria u pyet se si ia del pas një periudhe të vështirë dhe shumë publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë dhe Davidi jemi shumë të afërt dhe kemi njerëz të jashtëzakonshëm rreth nesh. Jemi shumë të lidhur me prindërit e mi dhe prindërit e Davidit. Ne mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka që bëjmë. I duam shumë fëmijët tanë dhe gjithmonë kemi qenë të përqendruar që t’i mbrojmë. Por edhe qeshim shumë. David është vërtet shumë, shumë qesharak”, ka thënë ajo.
Ish-anëtarja e grupit muzikor Spice Girls ka shtuar se lidhja e tyre është forcuar me kalimin e viteve.
“Ne jemi rritur së bashku. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë e bekuar. Vërtet kemi evoluar bashkë. Mbështesim njëri-tjetrin. Të dy kemi ëndrra të mëdha. Jemi shumë ambiciozë dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Unë dua që ai të jetë versioni më i mirë i vetes së tij dhe kjo është ajo që ai dëshiron për mua”, ka thënë ajo.
Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt Brooklynin gjatë intervistës, Victoria ka theksuar se fëmijët mbeten prioriteti kryesor.
“Ne gjithmonë i vendosim fëmijët tanë në radhë të parë. I duam shumë dhe gjithmonë kemi qenë të fokusuar t’i mbrojmë”, ka thënë ikona e stilit.
Në muajin janar, Brooklyn Beckham bëri një postim në Instagram, ku akuzoi prindërit e tij se përpiqeshin të kontrollonin imazhin e familjes, ta “blinin” për të shitur të drejtat komerciale të emrit të tij dhe se kishin ndikuar negativisht në dasmën e tij me aktoren, Nicola Peltz Beckham.
E pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje në një intervistë për WSJ. Magazine, Victoria u përgjigj duke thënë se pavarësisht gjithçkaje ajo dhe David mundohen të jenë prindërit më të mirë që munden.
“Mendoj se gjithmonë… ne i duam shumë fëmijët tanë. Gjithmonë kemi tentuar të jemi prindërit më të mirë që mundemi. Dhe e dini, kemi qenë në syrin e publikut për më shumë se 30 vjet dhe gjithçka që kemi bërë është të përpiqemi t’i mbrojmë dhe t’i duam fëmijët tanë. Dhe kjo është gjithçka që dua të them për këtë”, pati thënë Victoria.
Ajo ka pranuar gjithashtu se të qenit prind sot është shumë ndryshe nga si ka qenë më parë dhe se fama ka ndikuar edhe te familjarët e tyre.
“Nuk do të thoja që vjen me ndjenjë faji, por ka pasur shumë përshtatje për prindërit e mi, kur papritur kishte paparacë jashtë shtëpisë së tyre. Ne i kemi marrë familjet tona në këtë rrugëtim bashkë me ne”, pati thënë ylli.