Revista Time ka njoftoi se aktori Leonardo DiCaprio është shpallur Ylli i Vitit për 2025 (Entertainre Of The Year).

Revista 102-vjeçare e nderoi fituesin e çmimit “Oscar” dhe shtatë herë të nominuarin për rolin e tij të vlreësuar lart, në filmin “One Battle After Another”, aksion me temë rebelimi, që është shndërruar në filmin me fitimet më të larta në karrierën e regjisorit Paul Thomas Anderson.
DiCaprio, i cili fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë në vitin 2015 për performancën në filmin “The Revenant”, është sërish në qendër të garës për çmime falë interpretimit të tij si një ish-revolucionar i lodhur, që jeton në paranojë dhe mjegull mendore, teksa pas 16 vjetësh rishfaqet armiku i tij i vjetër, rolin e të cilit e luan aktori Sean Penn, dhe betejat nisin sërish.
“Kam menduar shumë për sa rrallë shfaqen histori vërtet origjinale si kjo, pa lidhje me ngjarje historike, pa personazhe të së shkuarës, pa zhanër të qartë, pa vampirë, pa fantazma, pa asgjë të ngjashme”, ka thënë DiCaprio për Time, duke shpjeguar pse filmi ka qenë kaq i rëndësishëm për të.
Sipas tij, ishte disi e rrezikshme ta merrte përsipër këtë projekt.
“Mendoj se drejtuesit e studios po mbështeten në forcën e tregimit të Paulit dhe origjinalitetin e ashpër që ka në krijimtarinë e tij”, ka thënë DiCaprio.
Të hënën, DiCaprio i shtoi listës së gjatë të vlerësimeve edhe një nominim për çmimin “Golden Globe” për këtë rol.
Javën e kaluar ai u nominua edhe për “Critics Choice Awards”, ndërsa fitoi çmimin nga “National Board of Review”, “Desert Palm Achievement Award” në Palm Springs Film Festival, si dhe disa vlerësime të tjera.
Filmi “One Battle After Another” është gjithashtu në garë për çmimin “Filmi më i mirë” në “Golden Globe” dhe “Critics Choice Awards”, pasi ka fituar çmime në spektakle si “Gotham Awards”, si dhe nga kritikët e filmit në Los Angeles dhe New York, ndër të tjera.