Filmi i animuar shumë i suksesshëm i platformës transmetuese Netflix, “KPop Demon Hunters”, është shpallur nga TIME si "Sensacioni i i Vitit".
Personalitete të njohura të Hollywoodit, duke nisur nga Andy Samberg te Kelly Clarkson kanë shprehur publikisht dashurinë e tyre për filmin, ndërsa loja “Fortnite” nisi t’u lejojë lojtarëve të blejnë “skins” të personazheve të Demon Hunters.
Tenisti Novak Gjokoviq vallëzoi me këngën shumë tërheqëse nga ky film, “Soda Pop” pasi fitoi një ndeshje çerekfinale në Grand Slamin “US Open”.
Ekspertja e prindërimit, doktoresha Becky Kennedy, ka krijuar një udhëzues për ta parë filmin me fëmijë dhe e promovoi te miliona ndjekës në Instagram.
Anëtarët e kastit u shfaqën në “The Tonight Show”, në paradën e që ka organizuar qendra gjigande tregtare, Macy's në Ditën e Falënderimeve, dhe bënë një paraqitje surprizë në “Saturday Night Live”, në një skeç ku prezantuesi Bad Bunny qorton miqtë e tij pse nuk e kuptojnë shkëlqimin e filmit.
Pesë kostumet më të kërkuara të Halloweenit në Google ishin të gjitha personazhe nga filmi, por gjithsesi, shumica e fëmijëve që shkuan për “trick-or-treat” nuk mbanin kostume të licencuara zyrtarisht nga Netflix.
Që kjo të ndodhte, partnerët prodhues të licencuar do të duhej të kishin investuar te filmi muaj përpara publikimit të tij.
Po ashtu, produktet që vijnë nga marrëveshja “e paprecedentë” e Netflix në muajin tetor me gjigandin e lodrave "Mattel" dhe "Hasbro" për lodra dhe lojëra të markës së filmit nuk do të dalin në dyqane deri disa muaj pas festave.
"Nuk është mungesë përpjekjeje. Blerësit menduan se ishte shumë “niche”, ka thënë kryetari i divizionit të filmave në Netflix, Dan Lin.
Sot, fjala “niche” tingëllon pothuajse qesharake.
“Nuk mendoj se ka ndonjë njeri në botë që nuk e di çfarë është ‘KPop Demon Hunters’", ka thënë Lin.