Showbiz

Taylor Swift lavdëron partnerin: Befasia më e madhe e jetës

Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce

Foto: Associated Press

Këngëtarja 35-vjeçare e muzikës pop, Taylor Swift, u fejua më herët këtë vit me yllin e NFL-it, dhe në një klip të ri nga seriali dokumentar The End of an Era, Taylor zbulon më shumë detaje rreth romancës së tyre.

 “Lidhja më domethënëse që kam pasur ndonjëherë filloi me një burrë që tha se ishte i mërzitur që nuk doja të takohesha me të. Befasia më e madhe e jetës sime”, ka thënë bukuroshja bionde – e cila më herët ka qenë në lidhje me emra si Harry Styles, Calvin Harris dhe Joe Alwyn.

Taylor madje e krahason me shaka karrierën e saj muzikore me atë sportive të Travisit:
“Të dy argëtojmë njerëzit. Ai me shumë më tepër dhunë se unë,” thotë ajo me humor.

Në klip paraqitet edhe një telefonatë mes Taylor-it dhe Travis-it.

“Ti ke bashkëlojtarë, unë kam bashkëlojtarët e mi… Ti ke trajnerin Reid, unë kam… mamin tim”,  thotë Taylor.

Travis, 36 vjeç, më herët ka treguar se kishte dashur ta takonte Taylorin pasi e kishte parë të performonte në Arrowhead Stadium në Kansas City. Megjithatë, ai nuk kishte arritur t’ia dorëzonte këngëtares byzylykun e miqësisë, pasi ajo nuk takonte adhurues pas koncertit.

“Mbeta pak i mërzitur që nuk arrita t’ia jepja njërin prej byzylykëve që i kisha bërë”, ka thënë ai.

Travis dhe Taylor nisën lidhjen në vitin 2023, dhe Patrick Mahomes – bashkëlojtar i Travisit te Kansas City Chiefs – më pas ka thënë se këngëtarja e ka ndihmuar klubin të kthehet në një “skuadër globale”.

Mahomes i tha revistës Time: “[Chiefs] nga një skuadër kombëtare që ishte pak global, u shndërrua në ekip global të vërtetë. Dhe kjo erdhi nga baza e fansave të Taylorit.”

Patrick u shpreh gjithashtu i impresionuar nga etika e punës së këngëtares.

Ylli 30-vjeçar tha se Taylor është “gjithmonë në punë”.

 “Kam takuar shumë njerëz të famshëm. Taylor ndoshta është personi më i thjeshtë që ka qenë në atë skenë kaq gjatë. Ajo kurrë nuk pushon së punuari. Edhe kur ka kohë të lirë, punon për diçka – xhiron videoklip, këndon apo shkruan këngë. Këtë e sheh edhe nga mënyra si flet”, ka thënë ajo.