Sunny Hill Festival rikthehet këtë verë në Prishtinë me edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Sunny Hill Festival Park, në Bërnicë.
Edhe këtë vit, festivali premton tri net me muzikë, atmosferë festive dhe emra të njohur të skenës botërore, duke e shndërruar Prishtinën në një nga qendrat më të rëndësishme të muzikës në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e artistëve të konfirmuar deri më tani janë Katy Perry, Martin Garrix, kolektivi gjerman i muzikës elektronike Keinemusik me Adam Port dhe Rampa, PAWSA, Seth Troxler, Carlita dhe Manifest.
Organizatorët kanë bërë të ditur se lista e artistëve do të vazhdojë të plotësohet me emra të tjerë në javët e ardhshme.
Që nga themelimi, Sunny Hill Festival është kthyer në një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.
Përveç koncerteve, festivali njihet edhe për atmosferën unike, aktivitetet shoqëruese dhe ndikimin që ka në promovimin e Prishtinës si destinacion kulturor dhe turistik.
Biletat për edicionin e sivjetmë janë në shitje përmes faqes zyrtare të festivalit, ndërsa organizatorët pritet të publikojnë së shpejti edhe programin e detajuar sipas ditëve.