Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, ka zbuluar një prapaskenë të pazakontë nga xhirimet e filmit romantik “Dear John” të vitit 2010, duke treguar se kolegu i saj, aktori, Channing Tatum, i kishte urinuar në këmbë si shaka dhe më pas ishte larguar me vrap.
40-vjeçja ka thënë për Deadline se xhirimet ishin plot humor dhe shaka mes tyre.
“Ai dhe unë bënim shaka gjatë gjithë filmit, në një mënyrë shumë argëtuese. Ai është shumë shakaxhi dhe u kënaqëm shumë”, u shpreh Seyfried.

Ajo ka kujtuar një moment të pazakontë e shumë për të qeshur që i ka ndodhur në plazh.
“Ai më urinoi në këmbë pa e ditur unë. Në fillim nuk e kuptova, pastaj thashë: ‘Ah, prandaj po qëndron kaq afër meje’. Kishte një gotë kafeje pranë nesh dhe pak prej asaj urine përfundoi në gotë. Ai ia mbathi, ndërsa unë po bërtisja. Një nga artistet e grimit gati sa nuk e piu kafenë dhe unë e shpëtova”, ka thënë ylli.

Megjithatë, pavarësisht atmosferës së mirë në xhirime, Tatum ka thënë më vonë se filmi i dukej shumë “i përgjithshëm”.
“Ishte një romancë shumë e përgjithshme”, pati thënë ai në emisionin “Hot Ones” në YouTube.
Tatum ka shtuar se aktorët shpesh detyrohen të bëjnë filma jo shumë të mirë për arsye financiare.
“Shpesh duket sikur je i stimuluar të bësh gjëra të këqija për t’u paguar, në vend se të bësh diçka vërtet të mirë për publikun”, ka thënë ai, duke shprehur shpresën se platformat transmetuese do ta ndryshojnë industrinë e filmit për mirë.
Traileri i filmit "Dear John":