Zvicra e ka mposhtur Kanadanë 2:1 në Vancouver të mërkurën mbrëma dhe e ka fituar Grupin B.
Avancon në fazën tjetër të turneut të Botërorit nga pozita e parë me shtatë pikë në tri ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanadaja mbetet e dyta me katër pikë, sa ka edhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e tretë. Por, kanadezët kanë goldallim më të mirë. Ndeshja e ndërsjellë u mbyll 1:1.
Johan Manzambi shkëlqeu te Zvicra me gol e asistim. 40 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, asistoi për Ruben Vargasin për 1:0. Golin e tretë të Botërorit 2026, për 2:0, e shënoi në minutën e 57-të.
Zëvendësuesi Promise David shënoi për Kanadanë në minutën e 76-të, një minutë pasi hyri në fushë si zëvendësues.
Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen te Zvicra dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 32-të.
Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë.