Ylli amerikan i muzikës pop, Sabrina Carpenter, ka siguruar një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje ndaj një burri, pas një serie incidentesh që ajo i cilësoi si “thellësisht shqetësuese” në shtëpinë e saj.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga CBS, avokatët e këngëtares kërkuan një urdhër të plotë mbrojtjeje ndaj William Applegate, për të cilin pretendohet se muajin e kaluar tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj në Los Anxhelos dhe më pas u rikthye edhe dy herë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCarpenter tha se këto incidente i kanë shkaktuar “frikë të konsiderueshme dhe të vazhdueshme” për sigurinë e saj personale.
“Nxjerrja në pah e një modeli ndjekjeje, hyrjeje të paautorizuar në pronë dhe mbikëqyrjeje ka shkaktuar tek unë shqetësim të rëndë emocional dhe të vazhdueshëm”, shkroi ajo në deklaratën e nënshkruar.
Carpenter, 27 vjeçe, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë, me hite të suksesshme si “Espresso”, “Please Please Please”, “Taste dhe Manchild”.
Sipas deklaratës së saj ligjore, burri u paraqit pa ftesë disa herë pranë banesës së saj javët e fundit, tentoi të hynte në pronë dhe refuzoi të largohej kur u përball me ekipin e sigurisë, duke pretenduar se e njihte këngëtaren dhe se ajo e priste.
Gjatë një incidenti që Carpenter e përshkroi si “thellësisht alarmues”, më 23 maj, ai dyshohet se hyri në pronën e fqinjit të saj, shkoi deri te dera kryesore e shtëpisë dhe tentoi ta hapte atë. Më pas ai i ra ziles dhe refuzoi të largohej derisa policia mbërriti dhe e arrestoi.
“Ai trilloi pretendimin absurd dhe krejtësisht të rremë se më njihte personalisht dhe se unë e prisja. Kjo ishte një gënjeshtër e plotë”, deklaroi Carpenter.
Ajo tha se burri u kthye në më pak se 24 orë më vonë dhe qëndroi për orë të tëra pranë shtëpisë së saj. Të nesërmen, ai dyshohet se u rikthye sërish dhe parkoi automjetin jashtë banesës.
Këngëtarja tha se tentativa për të hyrë në shtëpinë e saj përbën “njërën nga shkeljet më shqetësuese të sigurisë dhe privatësisë personale” që ka përjetuar ndonjëherë.
Fituesja e çmimit “Grammy Awards” dorëzoi gjithashtu pamje nga kamera e derës së shtëpisë së saj si provë në gjykatë dhe kërkoi urdhër mbrojtjeje për veten dhe dy persona të tjerë që jetojnë me të, motrën e saj dhe të dashurin e motrës.
Të premten, një gjykatës miratoi përkohësisht kërkesën, duke urdhëruar që burri të qëndrojë mbi 90 metra larg Carpenter, shtëpisë, automjetit dhe vendit të saj të punës, si dhe larg anëtarëve të tjerë të shtëpisë në të cilën jeton ajo.
Një seancë tjetër gjyqësore është caktuar për 17 qershor, ndërsa burri pritet të paraqitet në gjykatën penale një ditë më vonë lidhur me arrestimin e tij për hyrje të paautorizuar në pronë.
Detektivi Peter Doomanis nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit deklaroi se beson që burri ka “zhvilluar një fiksim shqetësues dhe irracional” ndaj Carpenter.
“Modeli i sjelljes së tij, i cili mund të ketë nisur që rreth datës 20 prill 2026, pasqyron tiparet e një individi të fiksuar dhe të obsesionuar”, tha ai.
Sipas detektivit, kjo sjellje është në përputhje me modele të njohura të përndjekjes, të cilat paraqesin një rrezik serioz dhe në rritje për sigurinë e viktimës.