Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora tregon ritualin që i ndihmon të përballet me komentet negative

Rita Ora

Rita Ora

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se çdo mëngjes i përsërit vetes disa “mantra” për ta ndihmuar veten të përballet me komentet negative në rrjetet sociale.

“Mantra”, praktikë e Hinduismit e Buddhismit, është ndonjë tingull, fjalë apo frazë që përsëritet gjatë meditimit për ta fokusuar mendjen, reduktuar stresin dhe për të promovuar paqen e brendshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

35-vjeçarja ka pranuar se komentet e ashpra online “mund të lëndojnë”, por ka thënë se çdo ditë i kujton vetes se nuk mund t’i kontrollojë ato që thonë të tjerët.

“Ti nuk mund të kesh frikë nga diçka që nuk e kontrollon. Nuk mund ta kontrollosh, ndaj ndalo së menduari për të. Këto janë mantrat që ia them vetes çdo ditë para pasqyrës”, ka thënë këngëtarja në projektin e saj filmik që e ka publikuar në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.

 

Ora ka theksuar se rrjetet sociale të vendosin “nën një mikroskop të vazhdueshëm”.

“Të jesh në rrjete sociale të vendos patjetër nën mikroskop. Nuk mendoj se ka shumë njerëz që nuk e kanë ndier ndikimin e kësaj në një formë apo tjetër. Qoftë nëse je figurë publike apo jo, komentet mund të lëndojnë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, këngëtarja e hitit “Poison” ka thënë se pikërisht dyshimet ndaj vetes e ndihmojnë të krijojë muzikë më të mirë.

“Dyshimet janë ato që më ndihmojnë të bëj këngë të mira. Më pëlqen të ushtrohem, të praktikoj dhe ta përsos artin tim”, ka thënë ajo.

Në këtë rrëfim u përfshi edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre. Ajo ka thënë se për të, gjëja më e rëndësishme ka qenë gjithmonë lumturia e së bijës.

“Unë mendoja me vete: ‘O Zot, ajo po e shijon, po e do, po e tregon talentin.’ E dija që doja të ishe e lumtur dhe të bëje atë që të pëlqen, por si nënë mendoja me vete: ‘Çfarë bote do të jetë ajo?’ Për sa kohë që je e lumtur, kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë Vera.

Këto deklarata, Ora i ka bërë në episodin e katërt të projektit të ri filmik që po e shpërndanë në Instagram, “Rita”, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Meta.

Episodi i katërt i këtij projekti titullohet “Mantras”.

“Të jesh në rrjete sociale të vendos nën një mikroskop të vazhdueshëm. Pavarësisht kush je, të gjithë e ndiejmë ndikimin e saj në një mënyrë apo tjetër. Fjalët mund të lëndojnë thellë. Tregohuni të mirë me njëri-tjetrin. ‘Rita’, Episodi 4 është publikuar tani”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.