Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë një deklaratë jo të zakonshme së fundmi, duke thënë se beson se mund të jetë magjistare.
Ylli 34-vjeçar i muzikës ka thënë se beson që këtë fuqi mistike e ka të trashëguar nga gjyshja e saj, raportoi “US Magazine”.
“Gjyshja ime jam e sigurt se ishte magjistare. Nuk jam shumë e sigurt nëse nëna ime e ka atë gjen, por mendoj se unë e kam trashëguar”, ka thënë ajo për “Overhead Happy Hour”.
Ajo më tej ka thënë se i lexon rregullisht letrat tarot për fatin e saj, pasi është diçka që i jep shpresë.
Praktikat e Ritës përfshijnë edhe astrologjinë.
“100 për qind besoj në astrologji. Në fakt mendoj se duhet të jetë fe”, ka thënë Rita.
Rita ka treguar më parë se disa ngjarje në jetën e saj, nga karriera muzikore deri te dashuria me Taika Waititi, janë të destinuara nga yjet.