Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur dashurinë që ndien për gjyshen, Besa Sahatçiu, duke thënë se është mirënjohëse që e ka ende.
Në një storie në Instagram ajo ka falënderuar motrën e saj Elenën, që ia ka dërguar videon e gjyshes duke treguar se sa shumë momente nga jeta e përditshme i humb për shkak të angazhimeve.
“Të dua, gjyshe 🧓🏻🤍 je aq e lezetshme, e mirë dhe më bën të qesh 🤣 jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video dhe më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që e kam këtë dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende këtu”, ka shkruar Ora.