Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit, festa vazhdon gjithmonë në një nga ngjarjet më të famshme të Hollywoodit, atë të revistës prestigjioze, "Vanity Fair", që njihet si “’Oscar’ After Party”.
Kjo festë konsiderohet si ngjarje që tërheq shumë vëmendje, ku yjet shpesh zgjedhin veshje edhe më të guximshme se në tepihun e kuq të ceremonisë “Oscar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pranishme në festën e mbrëmshme ishin edhe shqiptaret me famë botërore, artistet Rita Ora dhe Dua Lipa.
Lipa, në tepihun e kuq u shfaq pranë partnerit të saj, aktorit Callum Turner, me fustan nga brendi i mirënjohur i veshjeve “Schiaparelli”.

Ndërkohë Ora, u shfaq dramatike me kapele me strehë të ekzagjeruar me pupla të zeza. Ajo kishte veshur një fustan të zi nga brendi “Tamara Ralph”.

Pjesa e sipërme fustanit të yllit ishte po ashtu me tyl të zi transparent mbi të cilin kishte të qëndisura lule me ngjyrë tirkiz e disa zbukurime metalike.
Këtë vit festa u zhvendos nga Wallis Annenberg Center for the Performing Arts në Los Angeles County Museum of Art në Los Angeles.
Drejtori i ri global editorial i revistës "Vanity Fair", Mark Guiducci, bëri disa ndryshime të mëdha: lista e të ftuarve u reduktua dhe mediat e jashtme nuk u lejuan brenda ngjarjes.
Megjithatë një gjë mbetet e pandryshuar, yjet e Hollywoodit gjithmonë sjellin disa nga veshjet më spektakolare të natës, ka shkruar Los Anegles Times.
Veshjet që ranë më shumë në sy
Los Angeles Times, ka shkruar se influencuesja Alix Earle shkëlqeu me një fustan të kuq me rruaza.

Aktorja Tracee Ellis Ross u shfaq me një fustan bardhë e zi nga brendi “Marine Serre”.

Aktori Adrien Brody dhe partnerja e tij Georgina Chapman ishin ndër të paktët që nuk ndryshuan veshje pas ceremonisë “Oscar”.

Komediania Nikki Glaser ka tërhequr vëmendje me një fustan të kuq me xixa.

Aktorja Myha’la Herrold zgjodhi një fustan transparent me dantellë, ndërsa Sarah Paulson u paraqit me një fustan të veçantë me fund me tyl të madh.
Me fustan të kuq është paraqitur edhe e bija e super modeles Cindy Crawford, modelja Kaia Gerber.

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski kishte veshur një fustan kadifeje me dekolte të thellë.

Në tepihun e kuq u panë edhe ylli televiziv Kris Jenner dhe partneri i saj Corey Gamble.

Aktorit Colman Domingo iu vlerësua edhe një herë stili i tij elegant, këtë herë me një kostum me vija nga brendi i mirënjohur “Jacquemus”.

Modelja Alessandra Ambrosio u shfaq me një fustan me korset transparent, ndërsa aktorja Jessica Alba shkëlqeu në tepihun e kuq të festës me një fustan ngjyrë të zezë me xixa.


Atmosfera e festës
Në këtë ngjarje u panë shumë emra të mëdhenj të industrisë së filmit dhe muzikës.
Ndër të parët që u vu re ishte legjenda e muzikës Mick Jagger. Në një moment të festës ai u pa duke kërcyer me koleksionistin e artit Larry Gagosian.
Brenda ambientit u panë gjithashtu figura si Larry David, Judd Apatow dhe aktorja legjendare Jane Fonda.
Fonda tërhoqi vëmendjen edhe për një mesazh politik në veshjen e saj: një brosh me mbishkrimin “Block the Merger”.
Ndërkohë këngëtarja Olivia Rodrigo u shfaq me një fustan të shkurtër me pupla ngjyrë rozë dhe u pa duke rregulluar këpucët me ndihmën e miqve të saj.
Në festë ishte edhe aktori legjendar Al Pacino, i cili bisedonte me Tracee Ellis Ross dhe Sarah Paulson.
Aktorja Julia Fox u shfaq me një fustan të pazakontë nga brendi “Viktor & Rolf” me rripa shumë të lartë. E njohur për paraqitjet e saj të çuditshme në këtë ngjarje, ajo bëri shaka për stilin e saj këtë vit.
“Jam 36 vjeçe. Duhet të vesh edhe pak rroba”, ka thënë ajo duke qeshur.
Në tepih të kuq, ylli televiziv Kim Kardashian u paraqit me thjerrëza me ngjyrë të kaltër dhe kishte veshur fustan me shkëlqim gjyrë ari.

Në festë u panë edhe biznesmeni i njohur Jeff Bezos me bashkëshorten Lauren Sánchez, ku ajo i tha me humor partnerit të saj: “Po më shkel fustanin”.

Më vonë mbërritën edhe të ftuar të tjerë të njohur, përfshirë prezantuesin e ceremonisë “Oscar”, komedianin Conan O'Brien, i cili u përgëzua nga aktori Damson Idris.

“Faleminderit, mik”, iu përgjigj O’Brien, i prekur nga komplimenti.
Në fund të mbrëmjes, një nga momentet më të fotografuara ishte ardhja e yllit Kylie Jenner dhe aktorit Timothée Chalamet, të cilët ecën dorë për dore në tapihun e kuq.

Vanity Fair ka shkruar se festa vazhdoi deri vonë në mbrëmje, me yjet që bisedonin, kërcenin dhe shijonin ushqime tipike të Los Angelesit si burgerët.