Showbiz

Rita Ora bëhet “mjeke”

Rita Ora

Rita Ora

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, regjisori, Taika Waititi, janë shfaqur në projektin filmik te platformës transmetuese HBO, “It’s Florida, Man”.

Dyshja marrin pjesë në një segment të serive komedi, në rolin e doktorëve.

Seria, në të cilën shpesh marrin pjesë personalitete të famshme të Hollywoodit, për të rikrijuar ngjarje të përditshme që ndodhin në Floridë të SHBA-së, ka përfshirë Orën e Waititin në sezonin e dytë, që titullohet “Crushed”.

Episodi është lansuar me 2 janar 2026 në HBO dhe është në dispozicion për t’u shikuar ne HBO Max.

Episodi “Te Cockoo Girl”, i dyti i sezonit së tretë, gjithashtu bën fjalë për një grua që ka probleme me ligjin për shkak të efekteve që i kanë shkaktuar disa ilaçe të reja.