Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur të gjithë me flokët e tij të lyer krejtësisht të zeza.
Por përse vendosi ta bëjë këtë? Në fund të fundit, shumica e aktorëve në teatër thjesht vendosin një paruke, është më praktike, më e lehtë për mirëmbajtje, dhe ndihmon që flokët të mos dëmtohen nga ngjyrosjet e përditshme, sipas “The Cut”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Clooney nuk e zgjodhi atë rrugë. Dhe e di shumë mirë që ngjyra e zezë e flokëve e bën të duket më plak, jo më i ri. Vetë ai e ka pranuar disa herë publikisht.
“Gruaja ime do ta urrejë këtë, sepse asgjë nuk të bën të dukesh më plak sesa kur një burrë i moshuar lyen flokët”, ka thënë ai në një intervistë për “The New York Times”.
Po ashtu, në një intervistë për “CBS Mornings”, ai u shpreh sërish në të njëjtën kontekst.
VIDEO:
“Sinqerisht, asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët”, ka thënë aktori.
Madje ai ka shtuar me humor se Amal Clooney, bashkëshortja e tij, e quan gjithë këtë “qesharake” dhe se edhe fëmijët e tij thjesht qeshin pa pushim sa herë e shohin.