Prokurorët federalë i kanë kërkuar gjykatësit që ta dënojë Sean “Diddy” Combs me 11 vjet burgim për dy akuza që lidhen me prostitucion, e për të cilat qe shpallur fajtor.
Rekomandimi u bë të martën dhe disa ditë para dhënies së dënimit për Combsin.
Në korrik, Combs u shpall fajtor për transportim me qëllim prostitucioni, për të cilën mund të dënohet deri në 10 vjet burgim, raportoi Guardian.
Në rekomandimin e prokurorëve për gjykatësin Arun Subramanian thuhet që Combsi duhet të dënohet jo më pak se 135 muaj dhe 500,000 dollarë gjobë.
“Krimet e tij janë serioze dhe justifikojnë dënimin me mbi 10 vjet”, thuhet në të.
Gjatë gjyqit, prokurorët e akuzuan Combsin se përdori fuqinë e tij, famën, pasurinë dhe ndikimin, si dhe dhunën e kërcënimin, për të detyruat dy ish-të dashurat e tij të merrnin pjesë në ngjarje seksuale.