Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Producentët e “Mamma Mia!” lënë të hapur mundësinë që Streep të rikthehet në filmin e tretë

Meryl Streep

Meryl Streep

Foto: Associated Press

Producentët e “Mamma Mia!” kanë lënë të hapur mundësinë që Meryl Streep të rikthehet në filmin e tretë, ani pse personazhi i saj u “vra” pas filmit të parë.

Aktorja ka luajtur rolin e Donna Sheridan në filmin e vitit 2008,” Mamma Mia!”. Në vazhdimin e vitit 2018, “Mamma Mia! Here We Go Again”, personazhi i saj rezulton i vdekur para ngjarjeve kryesore, por Streep u shfaq në skena ëndrrash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Traileri i filmit “Mamma Mia!” të vitit 2008:
 

Tani, studioja Universal Pictures ka konfirmuar se do të realizohet një film i tretë dhe se janë të hapur për ta rikthyer Streep në një formë apo tjetër.

Kryetarja e studios, Donna Langley, ka deklaruar për Deadline se do të ketë film tretë “Mama Mia!”.

“Mund të them tani që do të ketë një ‘Mamma Mia 3’. Jemi në bisedime me producenten Judy Craymer, të mrekullueshmen Dame Judy Craymer. Nëse Meryl Streep do të dëshironte të rikthehej, ne do të gjenim një mënyrë për ta rikthyer”, ka thënë ajo.

Edhe Stellan Skarsgard, një nga aktoret e filmit, la të kuptohet së fundmi se rikthimi i tij është i mundur. Duke folur në prapaskenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, ai tha për Us Weekly se shumë njerëz po punojnë për ta rikthyer “Mama Mia!”.

“Të gjithë mund të rikthehen në filma. Në filma është fantastike! Shumë njerëz po punojnë që ta rikthejnë ‘Mamma Mia!’”, ka thënë ai.

Vetë Streep ka pranuar më herët se do të dëshironte të ishte pjesë e një filmi të tretë, por nuk e di si mund të rikthehet personazhi i saj.

“Sigurisht që dua ta bëj. Mendoj se njerëzit e duan. Nuk e di si do ta realizojnë. Ata kanë një ide. Unë ende nuk e kam dëgjuar. Do ta dëgjoj shumë shpejt”, pati thënë ajo në Festivalin e Cannes.

Ndërkohë, Amanda Seyfried, e cila luajti Sophie Sheridan, vajzën e Donnës, në të dy filmat, është shprehur e hapur për një vazhdim, por ka lënë të kuptohet se është pak e zhgënjyer nga mungesa e përparimit.

“Nuk jemi askund për momentin. Jemi shumë aktorë në film dhe nëse nuk ke një histori të qartë, nuk mund ta imagjinosh kastin ende… Nuk e di se cila do të jetë historia. E di që pjesa muzikore është shumë e rëndësishme, kështu që duhet të jemi të gjithë në një linjë. Nuk e di. Do të doja të isha producente, sepse do ta kisha realizuar tashmë”, ka thënë ajo për ScreenRant.

Seyfried ka theksuar se filmi i tretë mund të përdorë sërish këngë të grupit ABBA, edhe nëse janë përdorur më parë.

“Nuk ka nevojë për këngë të reja… Ata kanë këngë të tjera, por unë nuk dua ta dëgjoj ‘King Kong Song’ në ‘Mamma Mia! 3’. Dua të kthehemi te hitet tona. Dua ‘Super Trouper’ dhe ‘Chiquitita’”, ka thënë ajo.