Prince Harry ka deklaruar se nuk e dëshironte rolin e tij në familjen mbretërore, sepse sipas tij, ai rol ia mori jetën nënës së tij.
Duka i Sussexit ka treguar se ishte ende fëmijë kur vendosi të mos ishte pjesë e asaj bote, ndërsa përballej me dhimbjen për humbjen e nënës së tij, Dianas, Princesësh së Uellsit, e cila humbi jetën në një aksident me makinë në Paris në vitin 1997, kur Harry ishte vetëm 12 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi nëna ime vdiq, pak para ditëlindjes sime të 13-të, unë thashë: ‘Nuk e dua këtë ‘punë’. Nuk e dua këtë rol, nuk më pëlqen drejtimi ku po shkon kjo’. Ai rol i mori jetën nënës sime dhe unë isha plotësisht kundër tij. Për vite të tëra e injorova këtë realitet”, ka thënë ai gjatë një paraqitjeje në InterEdge Summit në Melbourne, ka raportuar FemaleFirst.

Megjithatë, Harry ka treguar se më vonë ndryshoi mendim, kur kuptoi se mund ta përdorte pozitën e tij për të bërë diçka të mire.
“Në një moment mendova: nëse dikush tjetër do të ishte në këtë pozitë, si do ta përdorte këtë platformë dhe këto mundësi për të bërë një ndryshim në botë? Dhe gjithashtu mendova: çfarë do të donte nëna ime që unë të bëja? Kjo më ndryshoi plotësisht këndvështrimin”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për përballjen me humbjen dhe dhimbjen.
“Nga përvoja ime, humbja është çorientuese në çdo moshë. Dhimbja nuk zhduket vetëm sepse ne e injorojmë. Të përjetosh këtë si fëmijë, nën vëzhgim të vazhdueshëm publik, është shumë e vështirë. Dhe pa ndonjë qëllim, mund të të shkatërrojë”, ka thënë princi.
Harry ka pranuar se ka pasur shumë momente të vështira.
“Ka pasur shumë herë kur jam ndier i mbingarkuar. Momente kur jam ndier i humbur, i tradhtuar ose krejtësisht i pafuqishëm. Ani pse gjithçka po ndodhte, unë duhej të paraqitesha sikur gjithçka ishte në rregull, që të mos zhgënjeja askënd”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se për shumë vite ka qenë i mpirë emocionalisht dhe se ndoshta atëherë ishte më e lehtë, por se nuk kishte kurrfar mjeti për ta përballuar.
Pas shumë vitesh si pjesë aktive e familjes mbretërore, Harry u tërhoq nga roli i tij në vitin 2020, së bashku me bashkëshorten, Meghan, dukeshën e Sussex.

Çifti tani jeton në Kaliforni, ku po rrit dy fëmijët, Princin Archie dhe Princeshë Lilibet.
Gjatë vizitës së tyre aktuale në Australi, Meghan ka folur edhe për përvojën e saj me rrjetet sociale, duke thënë se për vite me radhë ka qenë objekt sulmesh online.

“Për 10 vjet me radhë, çdo ditë, jam bullizuar dhe sulmuar. Kam qenë personi më i sulmuar në botë në rrjetet sociale”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se platformat sociale nuk janë të motivuara për të ndaluar këtë fenomen.
“Kjo industri miliarda dollarëshe është e ndërtuar mbi mizorinë për të marrë klikime, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Prandaj duhet të jeni më të fortë se kjo”, ka thënë ajo.
