Një histori virale që pretendonte se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ishte përballur aktoren me prejardhje nga Izraeli, Gal Gadot, në tualetin e ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala, për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme mbi Izraelin dhe Palestinën, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale gjatë kësaj jave, ka shkruar në Instagram faqja FACT.
Megjithatë, nuk ekziston asnjë provë e verifikuar apo raportim i besueshëm që mbështet këtë pretendim. Thashethemi mori vëmendje të madhe pasi dihet publikisht se dy artistet kanë qëndrime të ndryshme për këtë çështje.
Lipa ka shprehur mbështetje për të drejtat e palestinezëve dhe për armëpushim, ndërsa Gadot ka mbështetur publikisht Izraelin dhe ka folur kundër antisemitizmit.
Shumë persona në internet e besuan historinë pa verifikim, pikërisht sepse ajo tingëllonte e mundshme për shkak të tensioneve reale mes pikëpamjeve të tyre. Disa përdorues përmendën edhe faktin se Gadot nuk ka marrë pjesë në Met Gala që nga viti 2019, duke shtuar spekulimet.
Por verifikuesit e fakteve nuk gjetën asnjë dëshmi që një përballje e tillë ka ndodhur apo që mungesa e saj në Met Gala lidhet me Lipën. Ky rast u bë edhe një shembull tjetër se sa shpejt mund të përhapet dezinformimi në rrjetet sociale, sidomos kur përfshihen emra të njohur, politika dhe tema emocionale.
-
Ish-e dashura thumbon Callum Turnerin për lidhjen e tij me Dua Lipën
-
Callum Turner tregon detaje rreth marrëdhënies me Dua Lipën
-
Brenda dasmës së Dua Lipës
-
Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua
-
Aktivistët e liruar të flotiljes në Gazë pretendojnë se janë abuzuar nga Izraeli, përfshirë përdhunimin