Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ronaldo rihap debatin për Neymarin

Neymar

Kur Norvegjia eliminoi Brazilin, imazhi i Neymarit tregoi shumëçka. 

I mbuluar me lot, Neymar zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Brazilit.

Në fakt, Neymar e konfirmoi vetë se do të ishte paraqitja e fundit me Brazilin në Kupën e Botës.

Megjithatë, fenomeni Ronaldo rihapi debatin rreth të ardhmes së Neymarit në përfaqësuesen braziliane të futbollit.

Fituesi i Kupës së Botës me Braziliin në vitet 1994 dhe 2002, i dërgoi një mesazh Neymarit. 

“Mos i bëj shumë presion vetes dhe mos merr asnjë vendim tani, nuk ka nevojë. Askush nuk ka nevojë të zgjidhë asgjë tani. Nuk mund të harrojmë se ai luajti pas dy vjetësh. Ai bëri një sakrificë të madhe për këtë Kupë Bote, do të ndihet më mirë së shpejti dhe kush e di, ndoshta Carlo Ancelotti e sheh atë si një opsion për ekipin e Brazilit”, ka thënë Ronaldo për “Liberta Depre”.

Edhe Thierry Henry me fjalë të mëdha për Neymarin Botërori 2026 1 j. më parë Thierry Henry me fjalë të mëdha për Neymarin

Neymar është 34-vjeçar. Ai mund të luajë rolin e kapitenit në Botërorin e vitit 2030.

Neymar është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 80 gola.