Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Partia e tretë për nga fuqia po përballet me zhvillime të shumta të brendshme

LDK

Sekretari i Lidhjes Demokratike, Ilir Ferati, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, në takime flet në emër të 18 deputetëve të këtij subjekti, ashtu siç ka bërë edhe në atë më kreun e VV-së, Albin Kurti. Ferati ka thënë se deri të martën pasdite nuk janë dorëzuar nënshkrime me kërkesë shkarkimin e Abdixhikut, duke shtuar se kjo nismë e delegatëve të LDK-së nuk ndërlidhet me një koalicion me partinë e parë

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut dhe një koalicion i mundshëm mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën, ka thënë sekretari i kësaj partie, Ilir Ferati. 

Ai ka deklaruar se deri të martën pasdite nuk është deponuar asnjë nënshkrim në selinë qendrore të partisë tek theksoi se kurdo që kërkesa të mbërrin, kryetari Abdixhiku është i gatshëm të matet për herë të tretë në Kuvendin e LDK-së.

Ferati ka thënë se në takime për formimin e institucioneve Abdixhiku flet në emër të të gjithë deputetëve të zgjedhur të partisë. 

“Edhe mund të themi që kryetari Abdixhiku flet në emër të 18 deputetëve të LDK-së për një situatë që i themelon institucionet dhe një marrëveshje që konsiderohet në funksion ose në shërbim të popullit. Edhe prapë po e ritheksoj që nuk ka deputetë brenda grupit të LDK-së që në situatë që kthehet në shërbim të popullit, me institucionet e Kosovës, i del kundër ose mundohet ta thyejë grupin”, ka thënë Ferati. 

Ferati është shprehur se në takimin e zhvilluar të premten mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin nuk është diskutuar për poste, por për parime. 

Edhe A e garanton zgjedhjen e presidentit një marrëveshje VV-LDK? Arbëri 3 d. më parë A e garanton zgjedhjen e presidentit një marrëveshje VV-LDK?

Një prej tyre ka thënë se është edhe çështja e gazit amerikan. 

“Po sigurisht, nuk është kusht, është parim. Është parim, i cili siguron edhe siguri, më së pari për qytetarin e Kosovës, edhe së dyti siguron zhvillim energjetik të sigurt....Thashë, nëse parimet nuk plotësohen, nuk vazhdohet tutje me negociata. Është çështje e thjeshtë”, ka thënë ai.

Kërkesën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të ndërtojë një termocentral me gaz të lëngshëm e ka refuzuar ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Deri më 7 gusht deputetët kanë kohë për të konstituuar kuvendin – që nënkupton zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

Edhe Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës” Arbëri 2 j. më parë Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”

E nga konstituimi fillon të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. 

Gjatë kësaj periudhe, miratimin e deputetëve duhet ta marrë edhe ekzekutivi i ri.