Ylli i muzikës, Shakira, ka thënë se nuk ka ndërmend të gjejë një partner të ri. Shakira besohet se ka qenë beqare që nga ndarja me futbollistin Gerard Pique, me të cilin i ka dy djemtë, Milan Pique Mebarak, 13 vjeç, dhe Sasha Pique Mebarak, 11 vjeç. Shakira dhe Gerard u divorcuan më 2022.
Në një intervistë për revistën “People”, këngëtarja e hitit “She Wolf” tha se romanca është gjëja e fundit që i shkon në mendje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për momentin po mendoj vetëm për rritjen e fëmijëve të mi. Nuk e shoh veten në një lidhje tani. Ndoshta kur ata të jenë më të rritur”, deklaroi Shakira.
Shakira foli gjithashtu për mënyrën se si e ka shndërruar në muzikë dhimbjen e ndarjes, për ta ndihmuar veten ta përballojë situatën.
Ajo bashkëpunoi me producentin muzikor Bizarrap në këngën Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53 në vitin 2023. Kënga u frymëzua nga ndarja e saj me Gerard Piquen dhe përmend thashethemet se një lidhje e tij e supozuar jashtëmartesore që i dha fund marrëdhënies së tyre 12-vjeçare.
“Ishte thjesht një çlirim emocional. Kisha shumë nevojë të shkruaja për atë që po kaloja dhe të mos censurohesha. Ajo këngë ishte vërtet e mrekullueshme. Më kujtohet që në studio kërcenim, hidheshim përpjetë dhe festonim, sepse e dinim se kishim një hit në duar. Ajo që nuk e dija ishte se ditën që e publikuam, ajo do të arrinte vendin e parë në Spotify”, tha Shakira.
Shakira po përgatitet të nisë pjesën e fundit amerikane të turneut të saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran World Tour më 13 qershor. Ky turne është bërë turneu me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 421.6 milionë dollarë dhe shuma vazhdon të rritet.
“Ka qenë turneu më i mirë i gjithë jetës sime. Është një nga përvojat më të çmendura të karrierës sime. Ka kaq shumë gjëra emocionuese që po ndodhin tani rreth këtij turneu. Ky turne më ka dhuruar momente të jashtëzakonshme në skenë, një lidhje të veçantë mes meje dhe fansave të mi, një dialog që nuk ndalet kurrë. Fansat e mi kanë qenë pranë meje në kohë të mira dhe të vështira. Ata kanë qenë si familje për mua; kjo është ajo që më jep forcë të vazhdoj”, tha Shakira për revistën “People”.