Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Më në fund yllit të Zvicrës i lejohet udhëtimi për në SHBA

Breel Embolo

Dritë e gjelbër për Breel Embolon dhe ndjenjë lehtësimi në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll.

Sulmuesi 29-vjeçar mori lejen që të udhëtojë për në SHBA, tri ditë pasi pjesa tjetër e ekipit përfaqësues të Zvicrës ka udhëtuar për në San Diego.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sapo jemi informuar që viza e Breel Embolos është aprovuar dhe ai mund të udhëtojë për në SHBA të premten”, ka njoftuar federata zvicerane të enjten mbrëma.

“Plani është që Embolo të bashkohet me ekipin të premten në mbrëmje, sipas kohës në SHBA”.

Ka pasur shumë paqartësi për situatën e Embolos, që është prej lojtarëve kryesorë te Zvicra. Ai nuk kishte aprovim për hyrje në SHBA dhe për këtë nuk kishte udhëtuar me ekipin.
Arsye për këtë është një shkelje ligjore që Embolo kishte bërë në vitin 2018. Autoritetet amerikane kanë kërkuar më shumë informacione.