Aktorja e njohur, Pamela Anderson, ka konfirmuar se ka qenë në një lidhje të shkurtër romantike me aktorin Liam Neeson, pas përfundimit të xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.
Sipas saj, ata kaluan një javë “intime” në shtëpinë e Neesonit në veri të New Yorkut, ka raportuar The Independent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj kohe, aktori e prezantoi Andersonin në një restorant si “zonja e ardhshme Neeson”, gjë që ngriti shumë pikëpyetje për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Pas kësaj periudhe, të dy vendosën të ndaheshin dhe secili vazhdoi rrugën e vet.
Megjithatë, ata u rilidhën gjatë turneut promocional të filmit “The Naked Gun” në muajin korrik, ku u vunë re duke shkëmbyer momente miqësore.
Anderson ka mohuar zërat se romanca mes tyre ishte për të marrë publicitet. Ajo ka theksuar se ndjenjat mes tyre ishin të vërteta.
“Kemi pasur ndjenja reale për njëri-tjetrin”, ka sqaruar ajo.
Aktorja ka shtuar se, ani pse e adhuron Neesonin, ata funksionojnë më mirë si miq.
Sipas saj, Neeson vazhdon të jetë mbështetje e rëndësishme për të, si në jetë ashtu edhe në karrierën e saj profesionale.