Filmi i shumëpërfolur i regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili së fundmi u shpërblua me çmime “Oscar” në disa kategori, ka debutuar në Japoni, 8 muaj pas premierës botërore.
Në këtë debutim, filmi grumbulloi 2.5 milionë dollarë në arkat filmike, raporton Variety.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i bë i pari film amerikan që grumbulloi më së shumti të holla në Japoni gjatë këtij viti duke ia kaluar filmit “Aquaman”, “Lost Kingdom” dhe “Dune: Part II”.
Debutimi në Japoni, i grumbulloi “Oppenheimerit” gjithsej 965.1 milionë dollarë në mbarë botën.
Filmi tregon historinë e krijuesit të dy bombave atomike që u hodhën në Japoni, përkatësisht ne Hiroshima dhe Nagasaki , Robert Oppenheimer, roli i të cilit luhet nga aktori Cillian Murphy.
Filmi tjetër i Nolanit, “Inception”, ishte filmi i tij me më së shumti fitime në Japoni, i cili pati fituar 42 milionë dollarë.
Si e pritën japonezët [VIDEO]
'I'm not sure this is a movie that Japanese people should make a special effort to watch,' said a Hiroshima resident after the Oscar-winning film 'Oppenheimer' finally opened in Japan https://t.co/KKd5kMTlNw pic.twitter.com/2pm9Hl7lEx
LEXO EDHE: