Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Rodrigo jep këshilla si të përballohet më lehtë një ndarje

Olivia Rodrigo

Olivia Rodrigo

Foto: Associated Press

Artistja amerikane, Olivia Rodrigo, ka ndarë disa këshilla se si mund të përballohet më lehtë ndarja nga partneri.

23-vjeçja, e cila ishte në një lidhje me aktorin Louis Partridge nga viti 2023 deri në fund të vitit 2025, ka thënë se mbështetja e miqve është gjëja më e rëndësishme në periudhat e vështira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam eksperte për marrëdhëniet dhe nuk mendoj se kam ndonjë mësim të veçantë për këtë temë. Por mendoj se të kalosh kohë me miqtë është gjëja më e mirë. Nuk e di si do t’ia kisha dalë në momentet e vështira pa miqtë e mi të mrekullueshëm”, ka thënë ajo, ka raportuar FemaleFirst.

Këngëtarja beson gjithashtu se ndarjet mund të jenë një mundësi për t’u njohur më mirë me veten dhe për të ndryshuar drejtimin e jetës.

“Një ndarje mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ta orientuar jetën në një mënyrë që përputhet më shumë me atë që je. Edhe nëse një lidhje nuk zgjat përgjithmonë, ajo ia vlen, sepse të mëson shumë për veten”, ka thënë këngëtarja.

Rodrigo ka thënë se me kalimin e viteve është bërë më e fortë emocionalisht dhe i përjeton më lehtë zhgënjimet.

“Mendoj se gjërat bëhen më të lehta me kalimin e kohës. Zemërthyerja që përjetova kur isha 17 vjeçe ishte ndoshta gjëja më e vështirë që kam kaluar. Sot i marr gjërat si më pak personale dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë ajo.

Ylli ka folur edhe se si ka qejf të jetë dalja e parë me ndonjë partner.

“Do të doja të dilja për darkë dhe më pas të shkoja në një shfaqje komedie. Më pëlqen shumë improvizimi dhe stand-up komedia. Pastaj ndoshta do të hanim edhe një akullore”, ka thënë ajo.