Aktorja e njohur Nicole Kidman dhe këngëtari Keith Urban janë ndarë pas 20 vjetësh bashkë, ka thënë një burim për BBC-në.
Çifti ka dy fëmijë bashkë, Sunday Rose 17 vejçe dhe Faith Margaret 14 vjeçe.
Aktorja fituese e çmimit “Oscar” dhe fituesi i katër çmimeve “Grammy”, kanë qenë të martuar që nga muaji qershor i vitit 2006.
TMZ, e raportoi fillimisht lajmin për ndarjen dhe ka shkruar se çifti ka qenë duke jetuar ndaras që nga vera dhe se Kidman nuk e do ndarjen. Këtë raportim e ka konfirmuar një burim i BBC-së.
Arsyeja e ndarjes është e paqartë.

Kidman dhe Urban, të dy të rritur në Australi, kanë pasur suksese e vështirësi përgjatë lidhjes së tyre gati dy dekadëshe.
Ata kanë mbështetur njëri-tjetrin në ngjarje të ndryshme të industrive përkatëse.
Disa muaj mas martesës Urban kishte shkuar në një qendër rehabilitim për t'i trajtuar problemet që kishte me abuzimin e drogës dhe alkoolit. Të dy, ai dhe Kidman kanë thënë se kjo periudhë e ka bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë.
Kidman dhe disa nga miqtë e ngushtë e patën organizuar intervenimin, për të cilin Urban pati thënë se i ka ndryshuar jetën.
“Tani e shoh dhe e kuptoj se Nic më ka mësuar e ka sjellë shumë gjëra të mira në jetën time dhe m'i ka hapur sytë në shumë mënyra. Tani jam më mirë se që kam qenë ndonjëherë”, pati thënë Urban.
Çifti është parë bashkë gjatë verës, në muajin qershor, ndërkohë që po shikonin Kupën e Botës në Futboll, në Nashvill, Tennessee.

Ata gjithashtu janë shfaqur bashkë në muajin maj, kur Urban u shpërblye me çmim nga Akademia e Çmimeve të zhanrit të muzikës Country. Ata janë fotografuar në ulëset e tyre, ku dukeshin shumë të lumtur e të dashuruar ndërkohë që mbanin duart e njëri-tjetrit.
Aktorja e projektit filmik “Baby Girl” më parë ishte e martuar me aktorin Tom Cruise, me të cilin ishin bashkë për më shumë se 10 vjet dhe gjithashtu kanë dy fëmijë bashkë. Ata u ndanë në vitin 2001.