Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mjeku i dënuar në rastin e Matthew Perryt apelon dënimin me burg

Matthew Perry

Matthew Perry

Mjeku i akuzuar në lidhje me vdekjen e aktorit të ndjerë, Matthew Perry, ka apeluar dënimin e tij me burg, duke argumentuar se është ndëshkuar më rëndë vetëm për shkak të profesionit të tij.

Doktori Salvador Placencia u dënua me 30 muaj burgim në dhjetor 2025 pasi pranoi fajësinë për katër akuza që lidhen me shpërndarjen e ketaminës te Perry.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista People, avokatët e tij argumentojnë se ai nuk po vepronte si mjek kur i shiste drogën aktorit.

“Në këtë rast, ai nuk ishte asgjë më shumë se një shpërndarës droge. Nuk pati abuzim me pozitën e besimit dhe as përdorim të aftësive të veçanta profesionale”, thuhet në apel.

Avokatët shtuan se Perry e shihte Placencian “si një shpërndarës droge që rastësisht kishte titullin mjek”.

Megjithatë, para shpalljes së dënimit, Placencia ka kërkuar falje publike nga familja e aktorit.

“Kam dështuar. Nuk kam asnjë justifikim. Nuk mund ta kthej pas atë që ka ndodhur. Duhej ta kisha mbrojtur”, ka thënë ai në gjykatë.

Nëna e Perryt, Suzanne Morrison, iu drejtua drejtpërdrejt mjekut gjatë seancës.

“Nuk kishte asnjë detaj të budallait tek ai njeri”, ka thënë ajo, duke iu referuar mesazheve ku mjeku e kishte quajtur aktorin “budalla” dhe kishte diskutuar sa para mund të paguante ai për drogën.

Ajo ka shtuar se si mjek, Placencia kishte bërë betimin për të mbrojtur njerëzit dhe se kjo duhej të përfshinte edhe djalin e saj.

Perry, i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, ka vdekur në muajin tetor të vitit 2023. Hetimet zbuluan se vdekja e tij erdhi si pasojë e efekteve akute të ketaminës dhe mbytjes aksidentale.

Pesë persona janë dënuar në lidhje me rastin, përfshirë asistentin personal të Perryt dhe persona të tjerë që sipas prokurorëve ishin pjesë e furnizimit të aktorit me ketaminë.