Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“E shtyva veten përtej limiteve”, Stallion flet për problemet shëndetësore që i ndërprenë shfaqjen

Megan Thee Stallion

Megan Thee Stallion

Foto: Associated Press

Reperja fituese e çmimit “Grammy”, Megan Thee Stallion, e ka përshkruar si “thirrje e fortë për zgjim”, detyrimin për ta ndërprerë performancën në shfaqjen teatrale “Moulin Rouge! The Musical”, pasi u ndihe keq. 

Artistja, e cila u shtrua në spital të martën mbrëma pas problemeve shëndetësore, ka reaguar në Instagram, duke folur hapur për përjetimin e saj, ka shkruar The Hollywood Reporter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Natën e kaluar ishte një ‘thirrje zgjimi’ e vërtetë për mua. Kohët e fundit e kam shtyrë veten përtej limiteve, duke funksionuar pa energji, dhe trupi im më në fund tha mjaft. Sinqerisht, më trembi. Mendova se do të më binte të fikët në skenë. U përpoqa ta vazhdoja performancën, por nuk munda”, ka shkruar ajo.

Ylli iu drejtua fansave të saj duke shtuar se janë gjithçka për të dhe se nuk do t’i zhgënjejë.

“Dua të jem e sinqertë me ju, sepse ju jeni gjithçka për mua dhe nuk më pëlqen t’ju zhgënjej. Më duhet vetëm një ditë për të pushuar, për t’u rikuperuar dhe për t’u kujdesur për veten ashtu siç duhej të kisha bërë. Do të rikthehem në skenë të enjten, më e fortë, më e qartë dhe gati të jap maksimumin që meritoni”, ka thënë ajo.

Sipas një deklarate të përfaqësuesit të saj për The Hollywood Reporter, artistja u dërgua në një spital lokal për kontroll mjekësor pasi shfaqi simptoma shqetësuese.

“Mjekët identifikuan lodhje ekstreme, dehidrim, vazokonstriksion dhe nivele të ulëta metabolike si shkaktarë të gjendjes së saj. Megan është trajtuar, është liruar nga spitali dhe aktualisht po pushon”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo ka munguar në shfaqjen teatrale të së mërkurës të “Moulin Rouge! The Musical”. Në një njoftim zyrtar u bë e ditur se roli i saj nuk do të interpretohej në shfaqjen e orës 14:00.

Sipas raportimeve, reperja u ndje keq gjatë një performance në New York dhe u detyrua të largohej nga skena në mes të shfaqjes, ndërsa një artiste tjetër e zëvendësoi për pjesën e mbetur.

Thee Stallion ka debutuar javën e kaluar në teatroin e Broadwayt në rolin e Zidler në “Moulin Rouge! The Musical”, duke u bërë gruaja e parë që e interpreton këtë rol.