Dy artistët e grupit “PINT”, MC Kresha e Lyrical Son, kanë publikuar këngën më të re të premten mbrëma me emrin “Chilavert”.
Kënga ka marrë mijëra klikime që në momentet e para të lansimit në YouTube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKënga është pjesë e albumit më të ri të dyshes “Salihi x Ferizi”, i cili do të publikohet së shpejti.
Jose Luis Chilavert është ish-portier i Kombëtares së Paraguait. Kryesisht ka luajtur për ekipet vendase. Tani është 59-vjeçar. Ai është prej portierëve më të njohur nga Amerika e Jugut, për shkak të shënimit të golave nga gjuajtja e lirë dhe penalltia.
Në strofën e tij, Kresha thotë “she a keeper, thirre Chilavert”.