Këngëtarja e mirënjohur, Madonna, ka befasuar New Yorkun duke organizuar një koncert të papritur në sheshin “Times Square”, ku rreth 50,000 fansa u mblodhën për një mbrëmje të madhe në zemër të qytetit, ka shkruar People.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i muzikës pop prezantoi për herë të parë këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm “Confessions II”, i cili pritet të publikohet më 3 korrik. Pas performancës, ajo publikoi këngën e re “Love Sensation” në platformat muzikore.

Në koncertin e organizuar në bashkëpunim me aplikacionin e komunitetit LGBTQ+ Grindr, Madonna interpretoi edhe këngët “I Feel So Free”, “Bring Your Love” (duet me këngëtaren Sabrina Carpenter), si dhe hite të njohura si “Hung Up”, “Get Together” dhe “I Love New York”.
E gjithë ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në mbarë botën përmes platformës të parë globale të aplikacionit Grindr, duke e kthyer “Times Squaren” në një festë të madhe elektronike.
Kënga “Love Sensation” kishte filluar të krijonte pritshmëri që në muajin prill, kur Madonna befasoi fansat në një klub në Hollywood.
Sipas mediave, këngët e reja tashmë po shënojnë sukses në top lista.
Kënga e saj “I Feel So Free” ka arritur vendin e parë në Billboard Dance Airplay, ndërsa “Bring Your Love” ka kryesuar në Britani.
Madonna gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së yllit Charli XCX se “pista e vallëzimit ka vdekur”, përmes një postimi në Instagram.
“Nëse pista e vallëzimit të duket e vdekur, ndoshta po luan muzikën e gabuar”, ka shkruar Madonna.