Sunny Hill Festival ka njoftuar në faqen zyrtare në Instagram se edicioni i sivjetmë do të presë në skenë grupin “M6nifest Girls”.
Sipas njoftimit, ky grup nga Turqia i përbërë nga gjashtë vajza, do të sjellë një valë të re energjie, qëndrimi dhe tingulli, duke reflektuar frymën e festivalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prishtinë përgatitu – ky është vetëm fillimi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit, duke paralajmëruar eksperiencë të paharrueshme për publikun këtë verë.

Para dy ditësh është njoftuar edhe pjesëmarrja e DJ-it Carlita.
Ky edicion i festivalit do të mbahet mes datave 31 korrik dhe 2 gusht.