Në organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ndryshe u quajt “tubimi i bashkimit”, ish-presidentja Vjosa Osmani i ftoi edhe ata që nuk ishin të pranishëm, t’i bashkohen këtij rrugëtimi.
Në tubim sërish nuk u panë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Pjesë e tubimit nuk ishte as kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, ka thënë Osmani.
Ky tubim shënoi bashkimin e ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ajo në fjalën e saj deklaroi se po kthehet në shtëpinë e saj.
Osmani: Po kthehem në shtëpinë time
Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që shënon bashkimin e saj për...-
Bajrami dhe Hoti në mesin e “mungesave” në mbledhjen e LDK-së për “bashkimin me Osmanin”
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
-
Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente
-
Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president