Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie Minogue shpreson të performojë edhe kur të bëhet 80-vjeçe

Kylie Minogue

Kylie Minogue

Foto: Associated Press

Ikona e muzikës pop, Kylie Minogue, ka deklaruar se shpreson të vazhdojë të performojë në skenë edhe kur të jetë në të 80-at, duke treguar se pasioni për muzikën mbetet ende i madh pas më shumë se tri dekadash karrierë.

Këngëtarja 57-vjeçe u pyet nga The Sun nëse e imagjinon veten ende duke performuar në moshë të shtyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me gjithë zemrën time, shpresoj që po”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Minogue ka pranuar se nuk është person që planifikon shumë larg në të ardhmen.

Kur u pyet nëse bën plane afatgjata, ajo u përgjigj shkurt me “jo.”

Këngëtarja ka shpjeguar se e gjithë karriera e saj është ndërtuar më shumë mbi instinktin sesa mbi strategjinë.

“Mënyra si kam arritur deri këtu është një tjetër arsye pse gjithçka më duket disi e mrekullueshme, sepse unë nuk jam person që planifikon. E them edhe në dokumentar: më pëlqen të jem e lirshme, nuk lidhem shumë pas ideve apo etiketimeve. Je aktore apo këngëtare, apo je kjo apo ajo…”, ka thënë Minogue.

Komentet e saj pasqyrojnë filozofinë që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, dëshirën për të mos u kufizuar apo përcaktuar vetëm nga një rol.

Që nga ditët e saj të para në serialin “Neighbours” e deri te transformimet e shumta në muzikën pop, dance dhe disco, Minogue ka ndërtuar një karrierë të bazuar në ndryshim, kreativitet dhe liri artistike.

Artistja ka folur edhe për dokumentarin e saj të ri “Kylie”, i cili publikohet në platformën “Netflix” më 20 maj.

“Jam përpjekur ta kuptoj këtë këto ditët e fundit. Dhe lidhet pikërisht me faktin që nuk dua të përcaktohem. Të gjithë jemi ende në zhvillim, të gjithë jemi në lëvizje”, ka thënë ajo në një intervistë për Variety.

Minogue ka krahasuar mënyrën e saj të të menduarit me një skenë të famshme nga filmi “Dumb and Dumber”, ku personazhi që luhet nga aktori Jim Carrey nuk humb kurrë shpresën.

“Është si te ‘Dumb and Dumber’. Ai është i dashuruar me vajzën dhe e pyet: ‘Sa janë shanset?’ Ajo i thotë: ‘Një në një milion.’ Dhe ai përgjigjet: ‘Pra, ende ka një shans!’”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka thënë se pikërisht ky optimizëm kokëfortë e ka shtyrë gjithmonë përpara, sidomos në momentet kur të tjerët kishin krijuar pritshmëri të caktuara për të.

“Mos më mbyllni dyert! Jam mjaftueshëm e vetëdijshme për të kuptuar se nuk isha personi që ata prisnin të isha. Ata donin që unë të isha dikush tjetër. Por më jepni një shans! Fatmirësisht, unë ia dhashë vetes atë shans. Dhe për këtë do ta falënderoj gjithmonë veten”, ka thënë ajo.

Minogue ka pranuar gjithashtu se betejat më të mëdha i zhvillon shpesh brenda vetes, duke e përshkruar forcën e saj si një vendosmëri të heshtur.

“Mund të futem në shumë situata të vështira. Ja ku jemi përsëri! Gjithçka ndodh në mendjen time dhe është një vendosmëri e qetë. Një ndjenjë e qetë arritjeje”, ka thënë ajo.

Edhe pse dokumentari i saj tregon shumë nga jeta dhe karriera e saj, Minogue këmbëngul se ende nuk mund të përkufizohet lehtë, dhe kjo i pëlqen.

“Flas shpesh për faktin që nuk dua të futem në një kornizë dhe ende mendoj se nuk mund të përkufizohem plotësisht, edhe pas një dokumentari tre-orësh. Dhe jam e lumtur me këtë”, ka thënë ylli.

Minogue nisi karrierën në fund të viteve '80 pas suksesit në serialin “Neighbours” dhe më pas u kthye në një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop, me mbi 80 milionë disqe të shitura në mbarë botën.