Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie Minogue: Përvoja me kancerin është ende me mua

Kylie Minogue

Kylie Minogue

Foto: Associated Press

Këngëtarja australiane Kylie Minogue ka folur hapur për ndikimin emocional që pati diagnostikimi me kancer të gjirit, duke thënë se përvoja është ende me të edhe sot, gati 20 vjet më vonë.

Në dokumentarin e ri të saj në Netflix, Minogue ka kujtuar momentin kur mori lajmin për sëmundjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga t’ia nis? Ishte tronditje. Po përpiqesh të kuptosh diçka për të cilën nuk kishe menduar kurrë më parë. Është një përvojë shumë e thellë dhe ende më shoqëron edhe sot në shumë mënyra”, ka thënë ajo, ka raportuar BBC.

Artistja ka foluar edhe për trajtimin e ashpër nga media në fillimet e karrierës së saj, gjatë kalimit nga seriali “Neighbours” në muzikë.

Ajo ka treguar se disa intervista dhe raportime të asaj kohe i kujton ende si poshtërim.

“Kur i shoh ato pamje sot, ende habitem njësoj si kur isha 19 vjeçe. Ndonjëherë dukej thjesht si poshtërim dhe duhej ta duroja atë situatë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka thënë se për vite kishte refuzuar të realizonte një dokumentar për jetën e saj, por më në fund vendosi të pranojë.

“Më kanë pyetur shumë herë dhe gjithmonë kam thënë jo. Nëse jo tash, atëherë kur?”, ka thënë ajo.

Ylli ka treguar se realizimi i dokumentarit e detyroi të rikthehej te momente të vështira dhe emocionale.

“Në fund, thjesht duhej ta bëja hapin dhe të hapesha pak më shumë”, ka thënë ajo.

Pavarësisht sfidave, Minogue ka shtuar se muzika ka mbetur “shoqja më e mirë” dhe “shpëtimtarja” e saj.

Artistja ka lënë të kuptohet gjithashtu se mund t’i rikthehet aktrimit në të ardhmen, ndërsa vazhdon karrierën muzikore.

Në fund, ajo përmendi edhe mundësinë për t’u rikthyer në koncert në “Hyde Park” pas performancës së saj të suksesshme atje në vitin 2024.

“Do të shihemi sërish në 'Hyde Park'… ndoshta do të rikthehem. Ishte fantastike”, ka thënë ajo.