Ylli i njohur televiziv, Kylie Jenner, po përballet me një tjetër padi nga një ish-punonjëse shtëpie, vetëm pak javë pasi një tjetër ish-punëtore e akuzoi për ngacmim, diskriminim dhe kushte të këqija pune.
28-vjeçja u padit muajin e kaluar nga Angelica Hernandez Vasquez, ndërsa tani një tjetër ish-punonjëse, Juana Delgado Soto, ka ngritur një padi me akuza të ngjashme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dokumenteve të siguruara nga Us Weekly, Juana kishte filluar punën si pastruese me kohë të pjesshme rreth muajit maj të vitit 2019, përpara se të kalonte në një rol me kohë të plotë tre muaj më vonë. Ajo pretendon se Jenner dhe të paditur të tjerë “nuk siguruan staf të mjaftueshëm, ndihmë apo kushte të arsyeshme pune”, pavarësisht kërkesave gjithnjë e më të mëdha.
Sipas saj, kishte ngritur vazhdimisht shqetësime te menaxhmenti dhe madje i kishte shkruar një letër vetë Jennerit në muajin prill të vitit 2025. Një ditë më pas, ajo pretendon se u kërcënua me largim nga puna dhe iu tha “të mos kontaktonte më kurrë” Jennerin.
Në dokumentet gjyqësore, avokati i saj citon një pjesë të letrës ku thuhet “Duhet të shpreh se sa keq abuzohem mendërisht…” dhe “kërkoj falje që po ju informoj për këto situata, e di që nuk do ta lejonit këtë nëse do të ishit në dijeni”.
Më 6 gusht të vitit 2025, ajo thuhet se dërgoi edhe një mesazh ku shkruante se: “Nuk mund ta bëj më këtë. Çdo ditë më trajtoni keq… pavarësisht çfarë bëja, askush nuk më ndihmoi”.
Padia pretendon se ajo pësoi stres të rëndë emocional dhe ankth, duke kërkuar dëmshpërblim financiar (shuma nuk është bërë publike).
“E përgëzoj për guximin që të dalë dhe të kërkojë përgjegjësi”, ka deklaruar për Los Angeles Times, avokatja e saj, Della Shaker, e cila përfaqëson edhe paditësen e parë.
Në padinë e parë, Angelica kishte deklaruar se nisi punën në muajin shtator të vitit 2024, fillimisht në pronën e Jenner në Beverly Hills dhe më pas u transferua në rezidencën në Hidden Hills.
Ajo pretendon se u përball me “armiqësi dhe përjashtim” nga kolegët, si dhe me “ngacmim të vazhdueshëm dhe serioz”. Sipas dokumenteve, ajo ishte ngarkuar me detyrat më të vështira dhe ishte “poshtëruar” para kolegëve për shkak të racës, origjinës dhe fesë.
Gjithashtu, thuhet se mbikëqyrësit i bërtisnin, i bënin gjeste përçmuese dhe e akuzonin padrejtësisht për sjellje të pahijshme. Në muajin mars të vitit 2025, situata dyshohet se u përkeqësua, kur varëse rrobash iu hodhën pranë këmbëve.
Padia ngre edhe shqetësime për pagesat, duke pretenduar se orët shtesë nuk janë paguar plotësisht dhe se nuk janë respektuar pushimet e detyrueshme.
Angelica ka deklaruar se përjetoi ankth, stres të rëndë dhe simptoma të ngjashme me stres post traumatik, përpara se të merrte leje mjekësore në korrik 2025 dhe të jepte dorëheqjen një muaj më pas.
Deri tani, Kylie Jenner nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, ndërsa avokatja e paditëseve ka bërë të ditur se do ta ndjekë çështjen “në mënyrë agresive” në gjykatë.
“Nuk duhet që askush të zgjedhë mes rrogës dhe dinjitetit”, thuhet në deklaratën e saj.