Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Kylie”, dokumentari i ardhshëm për yllin e popit

Kylie Minogue

Një trailer për serinë e dokumentarit me tre pjesë për artisten e famshme, Kylie Minogue, tashmë është publikuar për fansat e saj anekënd botës.

Me titull “KYLIE”, filmi dokumentar shqyrton jetën dhe karrierën e yllit australian të muzikës pop, duke reflektuar mbi sfidat dhe rrugëtimin e saj drejt famës, ndërsa njëkohësisht trajton përvojat e saj kritikat e ashpra publike, humbjet personale dhe sëmundjen.

Me regji nga Michael Harte, projekti i ardhshëm përfshin pamje arkivore së bashku me intervista të realizuara me Minogue, motrën e saj Dannii dhe bashkëpunëtorët e saj të kamotshëm, Jason Donovan, Nick Cave dhe Pete Waterman.

“KYLIE” lansohet në platformën Netflix më 20 maj të këtij viti.