Showbiz

Konkurrentet e “Miss Universe” lëshojnë garën, pasi organizatori e quajti budallaqe Mis Meksikën

Mis Meksika

Fátima Bosch

Disa konkurrente janë larguar nga ngjarja e “Miss Universe”  pasi një zyrtar nga Tajlanda, vendi ku po mbahet ngjarja, e ofendoi konkurrenten nga Meksika, derisa kishin një përballje të tensionuar.

Në një ceremoni para asaj finale, drejtori i Miss Universe në Tajlandë, Itsaragrisil, e qortoi Fatima Bosch para dhjetëra konkurrenteve për mospostimin e përmbajtjeve promovuese.

Kur ajo e kundërshtoi atë, ai e thirri sigurimin dhe i kërcënoi me skualifikim ato që e mbështesin. Bosch u largua nga salla e pas saj edhe konkurrentet tjera, në shenjë solidariteti.

Videoja e incidentit, e cila u transmetua drejtpërdrejtë, është shpërndarë  në internet. Organizata e Miss Universe e ka dënuar Nawatin për sjellje të keqe.

Konkurrentet e Miss Universe, të cilat janë fituese të konkurseve kombëtare në vendet e tyre të origjinës, në ngjarjen e së martës sfiluan me fustane,

Disa mund të dëgjohen duke i bërtitur Nawatit në video, pasi ai ngre zërin për ta qortuar Boschin dhe i thotë vazhdimisht asaj të ndalojë së foluri. Ndërsa shumë prej tyre ngrihen për të treguar mbështetje,  Nawat thotë: "Nëse dikush dëshiron të vazhdojë konkursin, le të ulet. Nëse dilni, pjesa tjetër e vajzave vazhdon”.

Pavarësisht kësaj, shumica e grave në video shfaqen në këmbë, me disa që drejtohen drejt derës.

Pasi u largua nga eventi të martën, Bosch i tha shtypit se drejtuesi 60-vjeçar “nuk ishte respektues” dhe tha se e kishte quajtur “budallaqe”.

Nawat e ka kundërshtuar këtë, duke pretenduar se fjalët e tij ishin keqkuptuar.

Ai raportohet gjerësisht se e ka quajtur 25-vjeçaren “budallaqe”. Por në një konferencë për shtyp ai më vonë pretendoi se po thoshte se ajo kishte shkaktuar “dëme”.

Sjellja e tij shkaktoi një qortim të ashpër nga MUO, e cila ka dërguar një delegacion drejtuesish ndërkombëtarë për të marrë përsipër drejtimin e konkursit.

Në një deklaratë video, Presidenti i MUO, Raul Rocha, tha se Nawat kishte “harruar kuptimin e vërtetë të asaj që do të thotë të jesh një prezantues i vërtetë”.

Ai tha se zyrtari tajlandez e kishte “poshtëruar, fyer dhe treguar mungesë respekti” Boschin, dhe kishte kryer “abuzimin serioz të thirrjes së sigurisë për të frikësuar një grua të pambrojtur”.

VIDEO:

Përfaqësuesja e Kosovës në Miss Universe 2025, Dorea Shala