Jake E. Lee, ish-kitaristi i Ozzy Osbourne, është qëlluar disa herë me armë zjarri në Las Vegas të martën, raporton “Daily Mail”.
Përfaqësuesit e kitaristit kanë treguar se ai është qëlluar derisa po e shëtiste qenin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lee është plotësisht i vetëdijshëm dhe gjendet në kujdes intensiv në spital të Las Vegasit. Gjendja e tij është stabile”, është thënë nga përfaqësuesi i kitaristit. Hetimet fillestare sugjerojnë se Lee ishte viktimë e rastësishme.
Policia ka nisur hetimet. Lee njihet për periudhën e tij si kitaristi kryesor i Ozzy Osbournet nga viti 1982 deri në vitin 1987.
Ai u bë më pas anëtar i Badlands, para se ta formonte Red Dragon Cartel në vitin 2013.