Këngëtarja e famshme, Katy Perry ka zbuluar mavijosjet dhe gërvishtjet që ka pësuar gjatë performancës në turneun e saj “Lifetimes”.
Duke dashur të ndajë me fansat e saj pasojat fizike të turneut, këngëtarja 40-vjeçare ka postuar një seri fotosh në Instagram, duke përfshirë një pamje nga afër të gjunjëve të saj me plagë të freskëta ndërsa relaksohej në një vaskë.
Lëndimet e këngëtares së hitit “Dark Horse”, janë shqetësimi i fundit gjatë turneut të saj botëror.
Muajin e kaluar, ajo shmangu për pak një aksident të rëndë kur një "skenë" fluturuese gati ra gjatë shfaqjes së saj në San Francisko.
Videopamjet e tregonin atë teksa po stabilizohej shpejt dhe duke vazhduar performancën e saj me profesionalizëm.
Krahas imazheve të reja të sinqerta të sfidave fizike që ka përjetuar, Katy Perry gjithashtu ka ofruar një pamje të rrallë të jetës së saj familjare, duke ndarë fotografi të vajzës së saj Daisy Dove Bloom, të cilën e ka me ish-partnerin e saj, Orlando Bloom.
Një nga fotografitë tregonte vogëlushen, duke shikuar nga një dritare shumëkatëshe me duart dhe fytyrën e shtypur pas xhamit.
Katy, megjithë sfidat e ka përfunduar postimin e saj më mbishkrimin “Ne vazhdojmë të jemi në turne.”
E njohur për hite të tilla si “Teenage Dream”, Katy është bërë e famshme në fund të viteve 2000 dhe ka shitur miliona albume në të gjithë botën e po ashtu ka fituar disa nominime për çmimin “Grammy”.
Përtej muzikës, ajo ka shërbyer si gjyqtare në “American Idol” teksa mundohet të balancojë karrierën e saj me amësinë.
Ajo dhe aktori 48 vjeç, Orlando Bloom njoftuan ndarjen e tyre në fillim të vitit 2023 pas disa vitesh së bashku.
Çifti ishte fejuar, por vendosi të ndahej në mënyrë miqësore, duke vazhduar të kujdeseshin bashkë për fëmijën e tyre.
