Aktorja Kate Hudson ka treguar se do të dëshironte shumë të punonte një ditë me nënën e saj, aktoren e njohur, Goldie Hawn, ani pse kjo nuk ka ndodhur ende.
Hudson, e njohur për filmat si “How to Lose a Guy in 10 Days” dhe “You, Me and Dupree”, ka thënë për E! News se mbase kjo nuk do të ndodhë kurrë, por megjithatë shpreson që po.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndoshta nuk do të ndodhë kurrë, por do ta shohim… po e themi publikisht”, ka thënë ajo duke shtuar me humor se një bashkëpunim i tillë mund të ishte paksa kaotik.
Hudson ka theksuar gjithashtu respektin e madh që ka për familjen e saj në këtë profesion.
“Mami dhe unë po flisnim për këtë. Jeta kalon shpejt dhe duhet të shijosh çdo moment. Çdo moment që kaloj me familjen dhe prindërit e mi është diçka ku dua të jem plotësisht e pranishme”, ka thënë ajo.
Aktorja e vlerëson faktin që familja e saj e kupton industrinë e filmit dhe sfidat që ajo sjell.
“Familja ime është pjesë e kësaj industrie dhe e do këtë industri, kështu që ka një mirëkuptim dhe një njohje të veçantë, ndryshe nga dikush që nuk është rritur në këtë botë”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, Goldie Hawn ka deklaruar më herët se vajza e saj ka trashëguar talentin për aktrim.
“Është instinkt. Nuk është diçka që mësohet. Ne jetojmë bashkë si familje dhe kemi gjene shumë të ngjashme”, ka thënë ajo.
Hawn ka shtuar se fëmijët mësojnë më shumë nga shembulli sesa nga fjalët.
“Ne shohim njëri-tjetrin dhe mësojmë nga mënyra si sillemi, jo nga fjalimet apo teoritë”, ka thënë ajo.
Aktorja beson gjithashtu se Hudson ka pasur fat që është rritur në një familje artistësh, pasi është vajza e saj dhe e këngëtarit Bill Hudson, ndërsa Hawn prej vitesh është në një lidhje me aktorin Kurt Russell.
“Kate ka ardhur nga dy persona që bëjnë filma, dhe përmes kësaj, ajo ka parë se si ne sillemi”, ka thënë Hawn.