Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye Westit i ndalohet hyrja në Britani, anulohet festivali

Kanye West

Kanye West

Foto: Associated Press

Reperit Kanye West i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar qeveria britanike për BBC.

Sipas njoftimit nga Qeveria, West kishte aplikuar për hyrje në vend përmes një autorizimi elektronik udhëtimi (ETA), por kërkesa e tij është refuzuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet thanë se vendimi u mor sepse prania e tij “nuk do të ishte në interes të së mirës publike”.

Ky vendim vjen në mes të polemikave të shumta rreth reperit, i cili prej vitesh ka shkaktuar reagime të forta për deklarata antisemitike, raciste dhe komente që lidhen me ideologjinë naziste.

Refuzimi i hyrjes në Britani ka bërë që të anulohet edhe festivali “Wireless”, ku West planifikohej të merrte pjesë.