Tre burime i kanë thënë CNN-it se një juri federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur mbledhje rregullisht përgjatë hetimeve të vazhdueshme në rastin e reperit P. Diddy, që akuzohet për krime seksuale.
Njëri nga burimet ka thënë se anëtarë të kësaj jurie të enjten kanë paraparë të dëgjojnë një dëshmitar i cili pretendon të ketë disa video, në të cilat shihen disa të famshëm si viktima të veprave të Combsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokatja Ariel Mitchell i ka thënë CNN-it se një nga klientët e saj është thirrur të dëshmojë para jurisë të enjten. Ky klient, i cili është burrë, nuk ka ngritur asnjë padi kundër Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, dhe nuk po pretendon se është viktimë e krimeve asnjërit nga krimet seksuale, të cilat pretendohet t’i ketë kryer Combs. Avokatja ka thënë se ai është dëshmitar që ka prova dhe informacion rreth akuzimeve për abuzime seksuale e krime të tjera që ka bërë Combs, në disa prej të cilave përfshihen të famshëm të tjerë.
“Ne jemi këtu që të zbatojmë urdhrin e gjykatës”, ka thënë Mitchell për CNN, duke mos e zbuluar identitetin e klientit të saj, të cilin as CNN nuk e ka publikuar deri më tash.
Mitchell përfaqëson edhe dy gra që e akuzojnë Combsin. Në njërën nga këto çështje, ajo ka kërkuar nga gjykata që të tërhiqet, me arsyetimin se klientja e saj ka veprime të dyshimta.
Përfaqësuesit e Combsit nuk i janë përgjigjur kërkesës së mediumit për të dhënë komente për dëshmitarin me të cilin po takohet juria.
Një tjetër burim, i cili është njohës i kësaj çështjeje, më parë pati thënë për CNN-in se akuzues e dëshmitarë vazhdimisht mbajnë takime me jurinë, që kur Combs është arrestuar.
“Juria gjithnjë po mban takime. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ky burim të mërkurën. Një burim tjetër, i cili po ashtu është i afërt me çështjen në fjalë, ka thënë se juria nuk po ndalet.
Lajmet për takimet e vazhdueshme që po bën juria federale, vijnë pasi autoritetet shtetërore, të mërkurën kanë deklaruar se kanë siguruar disa materiale, përfshirë video, audio-incizime e mesazhe nga më shumë se 60 pajisje e llogari që janë në emër të Combsit.
Në deklaratën e tyre, e cila përmban 49 faqe, autoritetet pretendojnë se materialet e radhës do të përfshijnë komunikime me dëshmitarë e viktima, incizime që kanë lidhje me festat e ashtuquajtura “të çmendura” si dhe të dhënat bankare ku tregohen pagesat ndaj viktimave.
Combs, të cilit vazhdimisht po i grumbullohen paditë për krime seksuale, aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut dhe i ka mohuar të gjitha akuzat. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.