Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri

arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person të martën nën dyshimin se më 27 shkurt të këtij viti kanë hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri. 

Ata dyshohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Të dyshuarit, të moshave 24 dhe 25-vjeçare, janë ndaluar për 48 orë. 

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara  se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera.  Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit  u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.