Historiani Enver Rexha, ka vlerësuar se janë pakufi dëmet që iu bënë politikisht shtetit të Kosovës si pasojë e trazirave të marsit të cilat ndodhën në vitin 2004 veçanërisht për shkak të kishave serbe.
Sipas tij edhe tutje asnjë nga Qeveritë e Kosovës që nga viti 2017 nuk ka bërë asgjë për trashëgiminë kulturore, e madje edhe pika 7 e asaj që njihet si marrëveshja e Ohrit sipas tij është shumë e dëmshme sepse me zbatimin e saj bëhet shtet brenda shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka pasur diçka shumë të organizuar nga ana e Kosovës në raport me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sidomos ndërrimi i shpeshtë i ministrave po lë shumë pasoja edhe në organizim të brendshëm madje. Ne e kemi thesarin Arekologjik dhe Etnologjik në Beograd, edhe këtu pak është bërë. Kosova ka pasur fakte mjaftueshëm të ofroj mbrojtje për monumentet e trashëgimisë kulturore por është shkuar pak me neglizhencë. Ne nuk po arrijmë të organizohemi si institucione të bëjmë plan apo strategji për mbrojtjen e monumenteve. Është shumë e dëmshme dhe tepër politike pika 7 e marrëveshjes së Ohrit ku kërkohet formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Me këtë po kërkohet ekstraterritorialitet. Pra atë hapësirë që e ka në shërbim ai objekt është e veçantë sepse është shtet në shtet sikurse Vatikani që është shtet në vete në Itali”, ka thënë historiani Rexha në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Në 22 vjetorin e trazirave të marsit, historiani Rexha ka thënë se ato ishin me skenarë nga BIA serbe sepse si pasojë e tyre Kosovës iu shtye për dy vite shpallja e pavarësisë dhe se mos të ishte kjo trazirë, Kosova do të merrte shtetësinë afërsisht rreth vitit 2005.
“Me siguri ka pasur skenarë, janë dhënë vlerësime të tilla edhe nga kolegët e mi se mund të jetë edhe nga BIA serbe. Ai dëm që i është bërë në aspektin politik Kosovës është i pakufi sepse ne kemi pasur shumë pasoja pas asaj sidomos në aspektin politik me kishën ortodokse serbe. Dëmet janë shumë të mëdha, kemi dy vite të humbura në aspektin diplomatik, mos të ishte kjo trazirë, pavarësia do të shpallej afërsisht rreth vitit 2005. Problemi tjetër është që Serbia e zmadhoi aq shumë at ngjarje sa e quajti gjenocid, spastrim etnik e pastaj u organizuan edhe mbledhje në Këshillin e Sigurimit, pra këso përmasa mori”, ka thënë Rexha.
Sipas historianit Rexha, do të jetë problematike të zbulohet se kush i ka iniciuar trazirat e marsit dhe se pikësynim me prapavijë politike ka qenë djegia e kishave.
“Aty ka pasur të shtëna me mitrolez, armë e pastaj edhe hedhje të bombave pra në urën e lumit Ibër sepse vetëm atë ditë ka qenë vrasja e dy shqiptarëve e gjashtë serbëve, pastaj eskalon në të gjitha vendet e tjera, pothuajse në të gjitha qytetet kryesore. Pikësynimi kanë qenë kishat por janë djegur edhe disa shtëpi sidomos të komunitetit serb. Problem do të jetë të zbulohet kushe ka iniciuar por faktikisht barra na mbetet neve, institucioneve tona”, ka deklaruar Rexha.